Rrahu babain, arrestohet i riu në Gjirokastër

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 09-10-2018 Rrahu babain, arrestohet i riu në Gjirokastër Foto ilustruese

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, pasi ka rrahur babain e tij .

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin me iniciale A.X, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 54-vjeçar me iniciale  V. X.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj dhune, ndërsa policia ka lëshuar një urdhër mbrojtje për 54-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin V. X., vjeç 54, banues në Gjirokastër, pasi në banesë, djali i tij, shtetasi A. X., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. X., 28 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit V. X., 54 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme,  neni 130/a i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: «  Shisnin medikamente kafshësh në vend të drogës, arrestohen 3 persona në Tiranë
Hoxha: BABALJA ka dhënë intervistë në 01:30 të natës te zyra e PD, është përgjuar dhe SALIANJI »
Article Logic
Execution time: 0.011181116104126
array(1) { ["section"]=> string(51) "rrahu-babain-arrestohet-i-riu-ne-gjirokaster-137231" }