Rrahu barbarisht vajzën 13 vjeçe, jepet vendimi për Elizabeta Metën

Publikuar tek: aktualitet, më 16:11 24-01-2020 Rrahu barbarisht vajzën 13 vjeçe, jepet vendimi për Elizabeta Metën Elizabeta Meta

Elizabeta Meta  është dënuar me arrest me burg nga gjykata ditën e sotme, pas publikimit te videos ku ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së saj 13 vjeçare.

Pas publikimit të videos vajza 13 vjeçare ishte marrë në mbrojtje nga shteti, ndërsa Elizabeta Meta ishte arrestuar menjëherë nga policia.

Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, pa asnjë të pranishëm nga familja e Elizabetës.

Avokati i Elizabetës, Gjergji Imeri është shprehur se gjykata ka gabuar me këtë vendim, dhe do ti drejtohet gjykatës së apelit.

Ngjarja u denoncua nga njerku i vogëlushes dhe bashkëjetuesi i 41-vjeçares. Ky i fundit pas shoqërimit të Elisabeta Metës ka dhënë dëshminë e tij në komisariat bashkë me të miturën, nën praninë e psikologëve.

Kujtojmë se, Elisabeta Meta, e cila është nënë e dy fëmijëve, kishte shkuar më herët në dyert e gjykatës, konkretisht në shtator të 2019-ës por gjyqtarja Suela Xhani e pa të arsyeshme të rrëzonte urdhrin e mbrojtjes.

Në procesin gjyqësor, njerku ka paraqitur një USB ku tregohet dhuna e gruas ndaj vajzës së mitur dhe ndaj tij.

Në gjykatë u pyet edhe vajza e mitur, e cila tha se e ëma e ka qëlluar me shpulla. Për këto “shpulla” gjykata vendosi se janë “e drejta e saj prindërore”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070559978485107
array(1) { ["section"]=> string(73) "rrahu-barbarisht-vajzen-13-vjece-jepet-vendimi-per-elizabeta-meten-193037" }