Rrahu dhe qëlloi me thikë të moshuarin, Gjykata lë në burg Rizan Aliun

Publikuar tek: aktualitet, më 14:54 24-09-2020 Rrahu dhe qëlloi me thikë të moshuarin, Gjykata lë në burg Rizan Aliun

Gjykata e Kavajës ka lënë në burg 45 vjeçari Rizan Aliu, i cili pak ditë më parë në Kavajë rrahu dhe qëlloi me thikë disa herë 60 vjeçarin Besnik Çelmeta dhe nipin e tij M.A.

Bëhet me dije se gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’, për 45-vjeçarin me afat 60 ditor.

Kujtojmë që se shkak i sherrit mes Aliut dhe Çelmetës është bërë qeni që kishte 45 vjeçari. I moshuari ankohej shpesh për mbeturinat e qenit të fqinjit të tij dhe ditën e ngjarjes Rizan Aliu e kapi brenda një lokali dhe nisi menjëherë ta rrihte e qëllonte me thikë.

Rizan Aliu akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” pasi dyshohet se në dt 16.09.2020, në një lokal, goditi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Besnik Çelmeta dhe M.A. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0049200057983398
array(1) { ["section"]=> string(76) "rrahu-dhe-qelloi-me-thike-te-moshuarin-gjykata-le-ne-burg-rizan-aliun-221513" }