Rrahu në mënyrë SKANDALOZE arbitrin, Federata dënon sjelljen E TURPSHME të basketbollit shqiptar: Mbështesim veprimet e policisë, vendosim të hënën (RREZIKON PËRJASHTIM TË PËRJETSHËM)

Publikuar tek: sport, më 13:13 24-11-2019 Rrahu në mënyrë SKANDALOZE arbitrin, Federata dënon sjelljen E TURPSHME të basketbollit shqiptar: Mbështesim veprimet e policisë, vendosim të hënën (RREZIKON PËRJASHTIM TË PËRJETSHËM) Momenti kur basketbolli Bruno Deliu godet arbitrin Jurgen Muho

Federata Shqiptare e Basketbollit dënoi maksimalisht dhunimin e arbitrit Jurgen Muho nga basketbollisti i Tiranës Bruno Deliu në sfidën e djeshme Teuta-Tirana (96-86) në kuadër të javës së shtatë të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, FSHB-ja i uron shërim të shpejtë gjyqtarit Muho, ndërsa mbështeti procedimin penal nga Policia e Durrësit si dhe konfirmon se ditën e hënë do të vendosë për ndëshkimin e 34-vjeçarit.

Ditën e djeshme në Pallatin e Sportit ''Ramazan Njala'', basketbollisti bardheblu Deliu shkoi në drejtim të gjyqtarit Muho në momentin kur ky i fundit kishte sinjalizuar rinisjen e takimit. Në mënyrë krejtësisht skandaloze, ai ofendon gjyqtarin ndërsa më pas e godet me grushta derisa Muho shtrihet në tapet. Basketbollistët e të dyja skuadrave ndërhynë për të qetësuar situatën.

Pas ngjarjes, Deliu u arrestua nga policia e qytetit bregdetar dhe akuzohet për veprën penale të ''goditjes së sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv’'.

Ndryshe nga futbolli, ku dhunimi i arbitrave është kthyer prej vitesh në një fenomen të zakonshëm, në basketbollin shqiptar ky është precedenti i parë tronditës ku një zyrtar i ndeshjes dhunohet në mënyrë skandaloze.

Nga ana tjetër, basketbollisti Deliu rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga basketbolli.


Deklarata e Federatës Shqiptare të Basketbollit për rrahjen e arbitrit Jurgen Muho në sfidën e kampionatit shqiptar të basketbollit Teuta-Tirana 96-86:
Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme.

Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti.

Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje.

LEXO MË SHUMË: SKANDAL në basketbollin shqiptar, lojtari i Tiranës dhunon ashpër arbitrin gjatë ndeshjes (VIDEO)




Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076050758361816
array(1) { ["section"]=> string(185) "rrahu-ne-menyre-skandaloze-arbitrin-federata-denon-sjelljen-e-turpshme-te-basketbollit-shqiptar-mbeshtesim-veprimet-e-policise-vendosim-te-henen-rrezikon-perjashtim-te-perjetshem-187018" }