Rrahu qytetarin me shkelma, ish deputeti i PD tani tallet me Finon: Më vriste sytë arroganca

Publikuar tek: politike, më 17:50 07-02-2018 Rrahu qytetarin me shkelma, ish deputeti i PD tani tallet me Finon: Më vriste sytë arroganca

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, që para pak ditësh dhunoi me grushte e shkelma një qytetar hallexhi në qendër të Tiranës, sot shqetësohet nga ‘mosreagimi dhe arroganca’ e dikujt tjetër.

Kadilli, edhe pse ende s’ka kërkuar ndjesë për dhunën ndaj qytetarit, video që bëri xhirron e rrjetit duke shkaktuar reagime të shumta, komenton humbjen e Bashkim Finos në garën për kreun e FSHF, me fjalë që duket se i shkojnë më shumë përshtat sjelljes së tij të para pak ditëve.

Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:
“Përshëndes Finon me këngën “si Duka(t) i vogël je”.

Sot u luajt një ndeshje për futbollin. Në këtë ndeshje më vriste sytë arrogancën e pushtetit. Dhe, më shumë se kaq, heshtja dhe mosreagimi.

Nuk kam pasur interes të di pak për mënyrën si qeveriset futbolli. Por, çdokush është më mirë se një përfaqësues i pushtetit që po pushton çdo centimetër të jetës tonë”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012810945510864
array(1) { ["section"]=> string(97) "rrahu-qytetarin-me-shkelma-ish-deputeti-i-pd-tani-tallet-me-finon-me-vriste-syte-arroganca-109474" }