Rrahu vjehrrin, arrestohet 30 vjeçari në Berat (Iu gjet edhe automatik)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 20-06-2019 Rrahu vjehrrin, arrestohet 30 vjeçari në Berat (Iu gjet edhe automatik)

Policia e Beratit ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrit të tij, arrestohet në flagrancë nga policia për veprat penale 'Dhuna në familje' dhe 'Armëbajtja pa leje'.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L.R, 30 vjeç, banues në Frashër, Patos.

Ky shtetas pasi ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në një fshat të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

Në vijim të veprimeve, Policia e Beratit ka marrë informacion se ky shtetas mbante armë pa leje në banesën e tij në fshatin Frashër, Patos.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Patos, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.R, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat pë veprat penale, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", " Dhuna në familje", parashikuar nga nenet 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044716835021973
array(1) { ["section"]=> string(75) "rrahu-vjehrrin-arrestohet-30-vjecari-ne-berat-iu-gjet-edhe-automatik-169013" }