Rrefëhet babai-hero: Si e shpëtova foshnjën nga përmbytja

Publikuar tek: aktualitet, më 06:45 12-10-2015 Rrefëhet babai-hero: Si e shpëtova foshnjën nga përmbytja Elian Alidervishi me foshnjën e tij

Rrëfehet babai-hero nga Vlora që shpëtoi nga përmbytjet fëmijën e tij Noelin. Elian Alidervishi tregon për ‘’Gazeta Shqiptare’’ momentin tragjik kur shpëtoi foshnjën e tij: Një tmerr, por që fatmirësisht përfundoi me fund të lumtur.

“Ishim duke fjetur. Sapo dëgjova zhurmë, u ngrita menjëherë. Teksa po i thërrisja babait im, pashë që krevati i djalit ishte mbushur me ujë. Mora direkt djalin në krahë dhe dola jashtë të kërkoj ndihmë. Na erdhi në ndihmë nje fqinj, Andrea Qirjo, bashkë me djalin e tij. Po të mos kishin ardhur ata, do e kisha humbur djalin. Në mes të errësirës arritën që të hapnin derën, e cila ishte e bllokuar, dhe morën Noelin. Nga pas kisha nënën, babanë e gruan. Në momentin që po dilnim nga shtëpia, një rrethim hekuri ishte duke rënë dhe Andrea më dha fëmijën, e së bashku me djalin e tij mbajtën gardhin sa kaluam. Pasi e lëshuan, gardhi ra, duke dëmtuar dhe një prej automjeteve. Rrezikuan jeten e tyre, sepse mund t'i kishte marrë dhe rrjedha. Kurrë më parë nuk kam hasur një situatë të tillë. Pamë tmerr me sy”, rrëfen Alidervishi, i cili shton se janë vendosur provizorisht në konviktin ku ndodhi ngjarja.

“ I bëjmë thirrje shtetit të na ndihmojë, sepse humbëm gjithçka’’, përfundon ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga Saranda në Preshevë, nga Vlora në Tetovë, të gjithë në festën kuqezi (Fotot)
Letra prekëse e Gianni de Biasit për djemtë e Kombëtares: Me MUA do keni vetëm një mundësi: të bëheni të mëdhenj »
Article Logic
Execution time: 0.012716054916382
array(1) { ["section"]=> string(62) "rrefehet-babai-hero-si-e-shpetova-foshnjen-nga-permbytja-22911" }