Rrëfehet Beatrix Ramosaj: Shumë herë kam ngrënë shuplaka…po dëmtoja dhuratën time më të çmuar “Zërin”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:33 19-09-2016 Rrëfehet Beatrix Ramosaj: Shumë herë kam ngrënë shuplaka…po dëmtoja dhuratën time më të çmuar “Zërin”

Këngëtarja Bëatrix Ramosaj ka rrëfyer për periudhën kur ajo pinte cigare teksa ka rrezikuar rëndë shëndetin dhe mbi të gjitha “Zërin”.  Ajo është mëse e ndërgjegjshme kur shikon rezultatin dhe dëmin që i ka shkaktuar vetes.

Postimi i Plotë i Beatrix Ramosaj:

Kam qenë ajo vajza që kam pirë 2 paketa cigare në dite, kishte raste dhe më shumë.
Secili nga ne ne periudha te ndryshme dhe sidomos ne moshen e adoleshences e kemi provuar cigaren, disa e kane lene me kaq dhe disa te tjere fatkeqsisht une ne kete rast e vazhdova per nje kohe te gjate..
E pija mceftas mamit edhe babit dhe gjithmone mundohesha te gjeja nje arsye per te dalur nga shtepia qe te kisha mundesi ta pija te pakten ate paketen qe me kishte mbetur.
Shume here me ka kapur mami paketa dhe gjithashtu kam henger 1 shuplak qe do ta mbaj mend tere jeten, dhe sinqerisht kam meritu me shume se 1.
Nuk arrija te kuptoja se sa shume po me demtonte shendetin, dhe mbi te gjitha dhuraten time me te shtrenjte qe me ka dhuruar Zoti "Zerin".
Cdo dite po kaloja limitet, zgjohesha me mendje me pi kafe; cigare. Edhe njerezit qe rrinin me mua ndikoheshin keq nga ana ime duke me pare mua qe pija shume, edhe ata pinin njesoj si une.
Para 15 diteve po diskutonim per cigaren ne tavoline me kusheririn tim Metin ( nuk eshte duhan pires ) dhe Ervin te dashurin tim, kisha kohe qe e mendoja ta leja por thjesht nuk dija se si..

Duke folur ju thash te dyve une neser do ta lej cigaren, dhe ata qeshen sepse duke me pare se sa shume pija ju dukej e pamundur dhe mbi te gjitha as mua vete sme besohej, thash sonte do pi sa te mundem dhe kur te zgjohem neser nuk do ta pi me.

Dhe ashtu ndodhi, dy ditet e para kam patur shume veshtiresi me gjumin, trupi im nuk ishte mesuar pa nikotine dhe e kam perjetuar shume keq, ka patur dite qe isha shume nevrike dhe filloja qaja nga sikleti, pastaj zoti me solli disa situata shume te veshtira, nje nga rastet ishte qe kisha mamin ne spital (Tani eshte me mire faleminderit Zotit) ne kete rast une ne te shkuaren do kisha pire dy paketa, por jo nuk e ndeza kurr me, dhe pjesa me e mire e gjithe kesaj ishte reagimi i mamit, vllait , komplet familjes duke me thene bravo Trixa, cfar karakteri, bravo sa e forte etj

Edhe Ervi gjithashtu sot ben 1 jave qe nuk pi me cigare, uroj shume te mos e ndezi me kurr! E di, e di qe eshte shume e veshtire per secilin nga ju por une tani po e shikoj se cfar i kam bere vetes.

 beatrix_ramosaj.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030428886413574
array(1) { ["section"]=> string(104) "rrefehet-beatrix-ramosaj-shume-here-kam-ngrene-shuplaka-po-demtoja-dhuraten-time-me-te-cmuar-zerin-53436" }