Rrëfehet daja i Eva Dumanit, Xhetan Ndregjoni: Ajo zgjodhi mes vetes dhe vëllait, nëse Endri do rrinte edhe 1 muaj…

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 27-10-2020 Rrëfehet daja i Eva Dumanit, Xhetan Ndregjoni: Ajo zgjodhi mes vetes dhe vëllait, nëse Endri do rrinte edhe 1 muaj… Gjetan Ndregjoni

Daja e Eva Dumanit, një prej fëmijëve që ndodhet aktualisht në kampin famëkeq të ‘Al Holit’ka zbuluar detaje rrënqethëse nga operacioni i shpëtimit të fëmijëve shqiptarë nga ky kamp.  

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Real Story” në News 24, Xhetan Ndregjoni theksoi se Eva bëri një zgjedhje mes vetes dhe vëllait, dhe zgjodhi të shpëtojë vëllanë, pasi ishte në gjendje të rëndë dhe nëse do të qëndronte edhe një muaj në atë kamp, nuk do të jetonte më.

"Jam gati të jap gjithçka vetëm të kthej dhe mbesën në atdhe. Nuk ka fjalë për të komentuar pamjet e momentit të takimit të nënës me Endri Dumanit. Ato pamje janë vetëm dhimbje, që na kanë shoqëruar neve prej vitesh. Shoh që qarkullon se nuk ka dashur Eva të kthehet. Eva është 14 vjeçe, unë kam humbur kontaktet me të. Që kur ka ikur s’kam reshtur. Kam arritur të kontaktoj shumë njerëz.

‘Është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme të thuhet që Eva nuk ka pranuar të vijë. Ne pamë sekuencat e kampit. A kuptoni se çfarë bëhet atje? Atje është një katrahurë e paparë. Shihni pamjet dhe thoni si duhet të mendojnë ata njerëz. Nuk është shumë kollaj, se jam përpjekur 7 vjet rresht. Nuk kam lënë njeri pa kontaktuar. Dëshira ime për ta marrë ka qenë e madhe, por garancia ishte e vogël. Ajo ka pasur frikë që të kthehej, por ndoshta ka pasur edhe presion brenda kampit. Ajo ka bërë një zgjedhje mes vetes dhe vëllait. Solli vëllain, se ishte në gjendje shëndetësore shumë të ligë, shumë të rënduar. Nëse Endri do kalonte dhe një muaj në atë kamp, nuk do të ishte më”, tha daja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i avokatit në Lezhë, policia jep detajet: Na telefonuan se po konfliktohej me një person tjetër, efektivit që shkoi i grisi bluzën dhe e goditi me grusht
Pse Eva Dumani nuk erdhi me vëllain në Shqipëri? Shefi i Antiterrorit: Do e pyesim vetë kur të kthehet. Kushërira: Ajo donte shumë që të vinte »
Article Logic
Execution time: 0.011754989624023
array(1) { ["section"]=> string(118) "rrefehet-daja-i-eva-dumanit-xhetan-ndregjoni-ajo-zgjodhi-mes-vetes-dhe-vellait-nese-endri-do-rrinte-edhe-1-muaj-225426" }