Rrëfehet e arrestuara Sonila Dinoshi: Si u përfshiva në trafikun e drogës, doja të shpëtoja nënën

Publikuar tek: aktualitet, më 07:40 20-11-2015 Rrëfehet e arrestuara Sonila Dinoshi: Si u përfshiva në trafikun e drogës, doja të shpëtoja nënën Sonila Dinoshi, e arrestuar

Sonila Dinoshi është një nga 26 të arrestuarit si pjesë e bandës së shpërndarjes së drogës në Tiranë. Ajo rrëfen se si është përfshirë në këtë megatrafik kur ishte vetëm 17 vjeçe, si donte të shpëtonte nënën e sëmurë rëndë dhe se si ka tentuar të heqë dorë disa herë.

 “GSH” sjell rrëfimin e 31 vjeçares dhe historinë e saj, nënë e një fëmije të braktisur nga i shoqi.

Rrëfimi

Ishte vetëm 17 vjeçe kur mori vesh se nëna e saj ishte e sëmurë me kancer. Mes jetës në varfëri vendos të kërkojë punë për të përballuar sadopak shpenzimet për kurimin e njeriut më të shtrenjtë për të. Por realiteti i hidhur e përplasi për katër herë radhazi me pronarë biznesesh të etur për të bërë pronë të vetën edhe vajzën e mitur. E edukuar me frymën se një femër nuk mund të shesë trupin e vet, në çfarëdo vështirësie që të ndodhet, Soni D. vendos të merret me shitjen e drogës, duke e parë si të vetmen alternativë që mund ta nxirrte familjen e saj nga hendeku ku ishte fundosur. “Arrita të shisja drogë për dy vjet rresht. Atëherë u transformova. Nga një vajzë me një trup shumë të bukur, që mund të vishej bukur e të ekspozohej, fillova të vishesha si çun, sepse, duke marrë parasysh punën që po bëja, të mos i lija asnjeriu përshtypjen se unë isha një vajzë e lehtë për t’u përdorur”, - rrëfen 26-vjeçarja, duke ndezur një cigare.

“E bëja vetëm për mamin. Të paktën ato që i kishin munguar gjatë gjithë viteve t’i kishte në ato pak ditë jetë që i kishin ngelur. U mundova të mos i mungonte asgjë, dhe thjesht nga ilaçet që i bleva arriti të mbijetonte edhe 10 muaj të tjerë”, - thotë Soni dhe sytë i mbushen me lot, ndërkohë që zëri fillon t’i dridhet. Ajo flet qetë, ngadalë, me një zë të ulët e të ëmbël. E veshur në tuta sportive dhe atlete, me një kordele te koka, Soni ngjan me një fëmijë të pafajshëm e të papërballur ndonjëherë me sfidat e jetës, por është krejtësisht e kundërta. “Kur fillova të shisja drogë, fillova edhe të pija. Kur e kam parë mamin tim pas operacionit, u shokova dhe nuk dua ta kujtoj tani. Atëherë kam pirë për herë të parë. Kam pirë shtatë muaj rresht, e lashë, u kurova me metadon më pak se një vit. Kur dola nga burgu e fillova prapë, por u bëra pishman shumë shpejt. E kuptova që ishte diçka që nuk ia vlente të vazhdohej më tej...”

Burgu

Duke ditur që nënës i ngeleshin edhe pak kohë nga vdekja, vajza vendos të shkëputet nga shitja e drogës, por nuk mundi t’i shpëtonte dot policisë. “Mami vdiq më 5 tetor, unë jam arrestuar në 15 tetor, vetëm 10 ditë pas vdekjes së saj. U dënova 7 vjet e gjysmë, ndërkohë që kisha 1 muaj që isha shkëputur nga shitja e drogës dhe ditën që më kanë kapur rastisa në kohën e gabuar, në vendin e gabuar”, - rrëfen Soni. Ishte nisur për te varri i së ëmës, por nuk mbërriti kurrë atje. Rruga iu ndërpre nga “spiunët e policë”, siç i quan ajo, dhe që pas kësaj do të qëndronte për 3 vjet e gjysmë në burg për të vuajtur dënimin e saj. “Kur rashë në burg, nuk kishte kaluar shumë kohë nga vdekja e mamit dhe ende nuk isha mësuar me idenë që mami kishte vdekur. Kur u ktheva në shtëpi, e gjej shtëpinë të mbushur me fotografitë e mamit, gjë që nuk më bëri mirë. Familjarët e mi ndoshta menduan që do ta ngrohnin shtëpinë po të ishte ashtu, por unë u shokova shumë. Mund të them që ishte një traumë e tretë për mua: e para ishte vdekja e mamit, e dyta ishte futja në burg, që ishte asgjë para vdekjes së mamit, dhe kjo e treta, që nuk po përjetoja dot mirë as daljen nga burgu”, - vazhdon rrëfimin 26-vjeçarja.

Fëmija

Pavarësisht gjithçkaje, ajo sërish i gjeti forcat te vetja për të vazhduar përpara dhe jeta e deshi që të takohej dhe të dashurohej me një djalë. Vetëm pak kohë pas njohjes, Soni ngelet shtatzënë, duke e konsideruar fëmijën që mbante brenda saj një dhuratë që po i bënte e pamëshirshmja jetë. Por, babai i fëmijës nuk deshi kurrë ta ketë një të tillë, duke e detyruar që të mos e mbajë fëmijën. Në luftë me drogën, tani Soni është duke rritur e vetme djalin e saj katër muajsh, të cilin e quan dritën e syve të saj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas 2 vitesh, foto e familjes Olldashi. Bashkëshortja, Enkeleda: Kozeta është Koli. Ai pjesë e imja
Letër Donald Lu, prindërit e Arben Frrokut: Ju s’e imagjinoni sa është përfolur për djalin tonë, s’ka prova që vrau Lamajn »
Article Logic
Execution time: 0.0066390037536621
array(1) { ["section"]=> string(101) "rrefehet-e-arrestuara-sonila-dinoshi-si-u-perfshiva-ne-trafikun-e-droges-doja-te-shpetoja-nenen-25856" }