Rrëfehet ish-gruaja e Agon Amigës: Nuk e fshehu dot tradhëtinë me Afërdita Dreshajn

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:11 03-04-2016 Rrëfehet ish-gruaja e Agon Amigës: Nuk e fshehu dot tradhëtinë me Afërdita Dreshajn

Egzona Syla është bashkëshortja e Agon Amigës, reperit të "Babastars", i cili u përfshi në një skandal tradhtie me këngëtaren dhe modelen, Afërdita Dreshaj. Pas klipit të tyre sTopless" në fakt fshihej një tradhëti, që u zbulua nga vetë bashkëshortja e Agon Amigës, Egzona, e cila në profesionin e saj është make-up artist.

Pavarësisht se tradhtia u bë publike, duke botuar në media shkëmbimet e bisedave të Afërditës dhe Agonit, ishte Agoni i pari që e mohoi këtë fakt, dhe më pas Afërdita, e cila thotë se po vazhdon ende lidhjen me rnilionerin çek, Jakub Kindl. Pasi shtypi në Kosovë, ka botuar mesazhet mes Agonit dhe Afërditës që ishin prova e tradhëtisë, dhe më pas mesazhet kërcënuese, që Egzoza ka marrë nga Agoni dhe Afërdita, jemi kureshtarë të dimë se si vazhdon historia. Por edhe pse këto shkëmbime mesazhesh janë servirur si të vërteta, Agoni dhe Afërdita i kanë mohuar.

Ndaj kemi pyetur Egzonën në lidhje me këtë histori, që e bëri të merrte vendimin e ndarjes:"Mesazhet janë të vërteta. Mendoj se aty çdo gjë u pa, për më tepër mesazhet janë vërtetuar nga të gjithë në mënyra të ndryshme, tregoi ajo." Pyetjes se si po e kalon këtë situatë, ajo i është përgjigjur me mirësjelje se nuk dëshiron të japë shumë sqarime, duke kërkuar të mos shqetësohet më tepër, pas asaj që ka ndodhur. Skandali në flaië shpërtheu direkt pas publikimit të klipit "topless", ku Afërdita dhe Agoni interpretuan të zhveshur, duke zgjedhur këtë mënyrë për të qenë sa më komercialë në duetin e tyre të parë. Por ky afrimitet në xhirime, nuk ishte thjesht për punë sipas asaj që u zbulua më pas. E gjithë kjo çoi në ndarje të Agonit nga bashkëshortja e tij. (Story)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030947923660278
array(1) { ["section"]=> string(88) "rrefehet-ish-gruaja-e-agon-amiges-nuk-e-fshehu-dot-tradhetine-me-aferdita-dreshajn-36746" }