Rrëfehet Jonida Vokshi: E vërteta e lidhjes me Capital T dhe video në Londër

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:18 10-12-2016 Rrëfehet Jonida Vokshi: E vërteta e lidhjes me Capital T dhe video në Londër

Lajmi se Jonida Vokshi kishte nisur një lidhje me Capital T ishte kryefjala e shtypit rozë javën e shkuar.

 

Sipas faqes “Vipat e Bllokut”, çifti është fotografuar duke u puthur në Londër. Lajmi u besua edhe më fort, teksa u postuan dy video ku të dy protagonistët e kësaj historie shiheshin në Londër. Thuhet se Elvana Gjata është mikesha e të dyve, që i ka njohur dhe ka bërë këtë “shkuesi”. Dihet që Jonida është mikeshë e ngushtë e këngëtares, ndërsa me Capital T u afrua shumë me të, pas bashkëpunimit në këngën “Lejla”.

Prej kohësh moderatorja simpatike është ndër femrat single më të kërkuara, ndaj dhe të gjithë prisnin me kureshtje djaloshin që do t’i rrëmbente zemrën. E duke qenë se Jonida përgjatë gjithë kohës ka qenë mjaft hermetike për sa i përket jetës private, lajmi u mor i mirëqenë, pa pasur nevojë për një konfirmim nga dy personazhet e mirënjohur. Fillimisht as reperi kosovar dhe as bukuroshja e ekranit tonë nuk pranuan të flasin për këtë thashethem, deri më tani, ku Jonida ka rrëfyer për “Bluetooth” të vërtetën e videos së famshme, ku shfaqet në Londër, teksa edhe Capital T ishte në po të njëjtin qytet.

“‘Vipat e Bllokut’ nxorën një lajm të tillë nisur nga një video e ime e postuar në ‘Instagram’, ku ndodhesha në Londër. Vetëm se në fakt atë video e kam postuar tri javë pasi jam kthyer nga Londra. Pikë së pari, nuk ka një përputhje të kohës reale me thashethemit. Por dihet tashmë sesi funksionojmë ne”, është shprehur Jonida, e cila ka mohuar të ketë një lidhje Capital T. “Nuk ka asgjë mes nesh. E gjitha ishte një thashethem”, ka përfunduar moderatorja. Me humor Capital T ka zgjedhur të reagojë për këtë thashethem, teksa u ka kërkuar gazetareve numrin e Jonida Vokshit, duke lënë kështu të kuptohet se as numrin e saj të telefonit ai nuk e kishte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027600049972534
array(1) { ["section"]=> string(81) "rrefehet-jonida-vokshi-e-verteta-e-lidhjes-me-capital-t-dhe-video-ne-londer-62214" }