Rrëfehet këngëtarja shqiptare: Berishën e kam imituar shpesh, ndërsa Ramën asnjëherë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:09 02-11-2016 Rrëfehet këngëtarja shqiptare: Berishën e kam imituar shpesh, ndërsa Ramën  asnjëherë

Të gjithë e njojim si këngëtare, por kohët e fundit Greta Koçi ka zbuluar se është shumë e talentuar.  

Një video e ish-nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike teksa imitonte komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha ka “thyer” internetin, ndërsa sipas Gretës, komentet kanë qenë mjaft pozitive. Por cilët janë personazhet e politikës që këngëtarja imiton me kënaqësi dhe ata që nuk do të guxonte kurrë t’i imitonte?

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Greta Koçi ka treguar se imiton shpesh ish-liderin e PD-së Sali Berisha, ndërsa kryeministrin aktual Edi Rama nuk e ka imituar kurrë. Këngëtarja na zbulon gjithashtu edhe planet për një këngë të re dhe se si ndihet përkrah deputetit Nard Ndoka në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.

Kë imiton më shumë Berishën apo Ramën?

Berishën e imitoj, ndërsa Ramën nuk e kam bërë ndonjëherë. Por është e sigurt që mund ta imitoj edhe atë. Doktorin e imitoj shpesh.

Të kanë parë në PD duke e imituar?

Asnjëherë! Nuk e kam bërë në publik, por ndoshta e nxjerr edhe atë, meqë pati bujë të madhe kjo. Doktorin ka kohë që e imitoj.

Cilin nga personazhet nuk do guxoje ta imitoje, ose të paktën ta bëje publikisht?

Nuk e kam menduar, por nuk e kam problem, të gjithë i imitoj, sepse me siguri askush nuk e merr për ters. Nëse dikush do dinte të më imitonte, unë do kënaqesha, se nuk ka ndonjë gjë të keqe.

Përveç pjesëmarrjes në “Dance With Me”, je duke punuar për ndonjë këngë të re?

Jam duke punuar dhe besoj se në fund të muajit nëntor apo në fillim të dhjetorit do ta publikoj, të shoqëruar edhe me videoklip. Është një këngë solo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031272888183594
array(1) { ["section"]=> string(88) "rrefehet-kengetarja-shqiptare-berishen-e-kam-imituar-shpesh-ndersa-ramen-asnjehere-58149" }