Kristi Pinderi është një ndër aktivistët më të njohur në vend, që lufton për të drejtat e komunitetit LGBT.
Për mëkatet më të mëdha në jetë, Kristi thotë se janë dy. I pari, kur kuptoi se nuk e donte babain, por as e urrente.
Kur u takova për herë të fundit me tim atë, pasi e dëgjova që fliste pa fund. Kur u ndamë u ndjeva i lehtësuar për faktin që i vërtetova vetes se, në fakt, nuk e dua.
Sigurisht edhe u lehtësova për faktin se vërtetova që nuk e urrej. Mu duk një njeri i largët, i zakonshëm e ndoshta dhe fatkeq. Por u ndava me premtimin që i bëra vetes për ta respektuar e për t’iu gjetur pranë në rast se do e tejkalojë mediokritetin e vet e do të më ketë pranë,”- është shprehur ai.
Kur u pyet se sa kohë ka kaluar që kur ka ndjerë mungesën e gjysmës tjetër, Kristi ka thënë se:
"Erjoni, partneri im, nuk është në Shqipëri, ai udhëton shpesh. Më duket ditë shumë e paplotë. E keqja e të qenit në çift për të është fakti se mendon si në çift. “Por kur ndodh të veprosh apo të ëndërrosh si tek, fillon e ndihesh në faj. Është një ndjesi faji e çuditshme"./ Story