Rrëfehet ‘live” transgjinorja shqiptare: Jam e lodhur nga gjithçka, e ndjej veten 70 vjeçe (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:25 21-10-2016

Linda, transgjinorja shqiptare është larguar nga Shqipëria në moshë të vogël, ndërsa është kthyer në Top Show mbrëmjen e sotme si një femër. Ajo ka rrëfyer për peripecitë, vështirësitë dhe atë ç’ka ka kaluar ndër vite ku në çdo hap që ka hedhur është përballur me paragjykimin.

 Që në fëmijëri Rej, tashmë e konvertuar dhe quajtur Linda tregon se e ndjente veten femër, pavarsisht se ishte mashkull.

 “Fillova të ndërroj mënyrën e veshjes, të vesh gjëra më të ngushta, të trukohesha.  Unë jetoja me mamin. Fillova të ndryshoja dalëngadalë se njerëzit tremben nga ndryshimi i menjëhershëm”, -është shprehur Linda në Top Show.

E pyetur nga moderatori për paragjykimet, Linda shprehet se në çdo vend të botës ka paragjykime, jo vetëm në Shqipëri.

Ajo foli për punën dhe njohjen me Valerian, transgjinoren e parë dhe miken e zemrës.

"Kur bëra 18 vjeç fillova të jetoja vetëm në Firence, punova si parukjere dhe njoha vajzën e parë trans. Ishte djal që ishte bërë vajzë. Ishte goca më e bukur që kisha parë. Unë e mendoja vajzë, por pas dy javësh ajo më tha pastaj se ishte bërë vajzë. Unë s’e mendoja i thoja “lum si ti që je kështu” dhe ajo më tha jam bërë.

 Kur më rrëfeu mu kujtua fëmijëria ime. Pastaj mu kujtua rinia ime, aty filloi jeta ime. Valerja më donte shumë si motër dhe më tha “t’jetë për mua mos e bëj këtë hap se do kesh një jetë të hidhur. Ajo më shpjegoi ca gjëra që s’i kisha përjetuar. Më tha se jeta është e vështirë, se duhet të përballem me kritika”, rrëfen krejt natyrshëm Linda.

Ndërsa e pyetur në studio se si ngryset një ditë e saj, Linda u shpreh “Shyqyr që mbari dhe sot”.

Ajo është sot 29 vjeçe por ndihet shumë e lodhur nga gjithçka që ka kaluar në jetë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025362014770508
array(1) { ["section"]=> string(98) "rrefehet-live-transgjinorja-shqiptare-jam-e-lodhur-nga-gjithcka-e-ndjej-veten-70-vjece-video-56994" }