Rrëfehet Lorena Arapi: Lekët i vodha se doja t’i nxija jetën burrit, Adiolin e doja

Publikuar tek: aktualitet, më 07:02 01-09-2015 Rrëfehet Lorena Arapi: Lekët i vodha se doja t’i nxija jetën burrit, Adiolin e doja Lorena Arapi dhe i dashuri i saj Adiol Çifliku

“Jam martuar me mblesëri dhe megjithëse kam dy fëmijë, nuk kam shijuar asnjë çast në familje. Për këtë arsye kisha vendosur t’ia nxija jetën burrit dhe familjes së tij”. Kjo është deklarata që Lorena Arapi ka bërë para uniformave blu.

Lorena Arapi, 24 vjeç akuzohet se 3 vite më parë i ka grabitur 10 milionë lekë vjehrrit, ndërsa një pjesë të mirë të parave ia kishte dhënë të dashurit të saj 28 vjeçar, Adiol Çiflikut me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

Siç ka zbardhur GSH, Lorena Arapi ka vënë fëmijët e saj për të fjetur, e më pas ka pritur që edhe burrin ta zërë gjumi. Pa lajmëruar njeri, ajo ka dalë nga banesa dhe është rikthyer rreth orës 05:00 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa është përballur me vjehrrin dhe burrin e saj. Mësohet se Skënder Arapi dhe djali i tij, I. Arapi, së bashku me 24-vjeçaren i janë drejtuar Policisë së Sarandës, pasi dyshonin që kjo e fundit kishte një lidhje jashtëmartesore. Gjatë deklaratës së saj në komisariat ajo pohoi se kishte qenë me një djalë nga Fieri, me të cilin kishte një marrëdhënie jashtëmartesore. Ndërkohë, oficerët e policisë, teksa e kanë pyetur nëse e reja fshihej apo jo pas vjedhjes së 10 milionë lekëve para 3 vitesh, 24-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar dhe për historinë e dashurisë me djalin nga Berati.

"Adiolin e kam dashur ndaj bëj shumë për të", ka thënë Lorena Arapi para uniformave blu ndërsa për të dashurin e ri nga Fieri ka shtuar se ai nuk ka nevojë për para. " Ai ka lekë dhe s'ka nevojë", rrëfen Arapi për lidhjen e fundit e krijuar para një muaji. 

Ndërkaq, sipas GSH, i dashuri i Lorela Arapit, Adioli mësohet të ketë thënë në polici: “ Asnjëherë nuk i kam kërkuar para, thjesht ajo kërkonte me insistim që unë të vija nga Berati në  Sarandë por unë refuzoja për shkak të gjendjes ekonomike të keqe. Lorela më thoshte se do m’i gjente ajo paratë, vetëm që unë të vija.

Më ka dhënë dy herë nga 300 euro dhe një herë 4 milionë lekë. Ndërkohë, para 6 muajsh më dha 1000 euro të tjera”, deklaron Ajoli i cili akuzohet për “vjedhje në bashkëpunim”.

Të dy, Lorena Arapi dhe Adiol Çifliku janë arrestuar nga policia të martën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet avokat Ngjela: Pa Linditën e Parashqevinë si në Kamboxhia, Sigurimi s'të shtrëngonte për seks
14 parcela me drogë ne Vlorë. Autorët? Mister »
Article Logic
Execution time: 0.01355504989624
array(1) { ["section"]=> string(87) "rrefehet-lorena-arapi-leket-i-vodha-se-doja-t-i-nxija-jeten-burrit-adiolin-e-doja-19645" }