Rrëfehet menaxheri i 'Arbri Garden', ZBULON DETAJIN E FORTË që hedh dritë mbi të vërtetën për kokainën (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:02 06-03-2018 Rrëfehet menaxheri i 'Arbri Garden', ZBULON DETAJIN E FORTË që hedh dritë mbi të vërtetën për kokainën (E PLOTË)

Zbardhet dëshmia e menaxherit të firmës “Arbri Garden”, në lidhje me kokainën rekord të sekuestruar në Durrës.

25-vjeçari Donaldo Lushaj, i arrestuar disa ditë më parë, përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda ka zbuluar një detaj të rëndësishëm, që hedh dritë mbi të vërtetën se kush e zbuloi kokainën.

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala, ka zbardhur deklaratën e plotë, ku në të thuhej se ngarkesa me sasinë rekord të kokainës, ishte ndaluar në portin e Livornos në Itali dhe ishte kontrolluar nga policia. Sakaq, ngrihen dyshimet se policia e Livornos mund të ketë lajmëruar autoritetet shqiptare, që më pas të bëhej sekuestrimi.

“Kam 4 vite që punoj për kompaninë “Arbri Garden”. Kontenierët e kompanisë erdhën dy javë me vonesë. Janë ndaluar në Livorno dhe janë kontrolluar. Porositë bëhen nga A. Cekja 25-30 ditë para.”- është shprehur Lushaj para Gjykatës.

Raportimi i plotë i gazetares Lala:

Arbër Çekaj është njoftuar me e-mail se duhet të bënte një pagesë 4 mijë euro për ngarkim-shkarkimin në portin e Livornos.
Sa i përket ditës së ngjarjes, Lushaj thotë se ‘jam njoftuar me telefon nga agjenti doganor A.M. se njëri nga kontejnerët kishte dalë me shenjë në skaner dhe duhet t’i bëhej kontroll’. Kamioni është shkarkuar në port dhe në këtë moment, policia dhe agjentët doganorë kanë konstatuar se në anën e djathtë të kontejnerit kishte ndërhyrje dhe gjurmë silikoni. Për të mos rënë në sy, policia ka bërë një shpim në pjesën e poshtme, dhe pasi ka konstatuar drogën, e kanë lejuar atë që të shkojë në destinacion me qëllim kapjen e peshqve të mëdhenj. Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda do t’i jap përgjigje pyetjeve lidhur me këtë operacion, nëse ka qenë apo jo i realizuar tërësisht nga forcat shqiptare. Mësohet se në portin e Livornos kontejnerët qëndruan për 2 javë, ku iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm. Ndaj shtrohet pyetja mos vallë, nuk e kanë konstatuar autoritetet italiane, apo kanë njoftuar autoritetet shqiptare

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokaina: Ekspertët e DEA-s zbarkojnë në Shqipëri, ZBULOHEN lëvizjet e para
Përgatituni për RREZIKUN, Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin: Ç’do ndodhë sot pasdite dhe nesër »
Article Logic
Execution time: 0.011603116989136
array(1) { ["section"]=> string(114) "rrefehet-menaxheri-i-arbri-garden-zbulon-detajin-e-forte-qe-hedh-drite-mbi-te-verteten-per-kokainen-e-plote-112363" }