Rrëfehet moderatorja Viola Spiro: Çfarë s’i kam treguar kurrë mamit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:55 02-03-2017 Rrëfehet moderatorja Viola Spiro: Çfarë s’i kam treguar kurrë mamit

Moderatorja Viola Spiro dhe e ëma e saj Brunilda Spiro të ftuara në emisionin “Rudina” kanë folur për marrëdhënien e tyre nënë e bijë. Edhe pse kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën, Viola ka treguar se i ka mbajtur disa sekrete të ëmës vetëm e vetëm për mos e shqetësuar.

 “Në përgjithësi, unë jam shumë e hapur me mamin. Edhe në momentet e vogla dhe të parëndësishme. Kështu kam qenë qysh në fëmijëri. Madje edhe në ato rastet kur kishin filluar ato pëlqimet e vogla, edhe kur mami nuk më linte të dilja natën.

Gjërat që nuk ia them asnjëherë janë rastet kur nuk dua ta shqetësoj apo ta vë në merak, edhe pse kjo është e vështirë, sepse ndien gjithҫka që më ndodh. Edhe sot e kësaj dite, mami më thotë “të kam ende këtu në bark”, edhe pse jam e rritur. E ndien gjithҫka që më ndodh, ndien edhe shqetësimin më të vogël”,-tha moderatorja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032461166381836
array(1) { ["section"]=> string(72) "rrefehet-moderatorja-viola-spiro-cfare-s-i-kam-treguar-kurre-mamit-70563" }