“U kërkova të më tregonin pse e rrëmbyen vëllain tim dhe çfarë bënte me të. Unë jam e sigurt për këto që po them, madje të gjitha informacionet ja kam servirur prokurorisë, por për arsye ende të paqarta për ne organet kopetente nuk po dalin në konkludime përfundimtare për ti bërë publikë emrat e autorëve të cilët i di e dhithë Fushë-Kruja” kështu ka thënë motra e Enver Stafukës në përvjetorin e dytë të zdukjes.
Ngjarja ka mbetur pezull dhe ende e pazbardhur, ndërkohë që Fitnete Stafuka dhe familjarët e saj deklarojnë se kanë dhënë informacion të bollshëm hetuesve dhe shprehin habi pse hetimet nuk shkojnë deri në fund.
Sipas saj kanë qenë shokët e Enverit ata që e prenë në besë duke përmendur si një nga rrëmbyesit edhe Duroim Bamin. Shkak sipas Fitnetes mund të jetë bërë i vëllai i cili ka qenë në dijeni të shumë krimeve të kryera nga grupi i Bamit, ka thënë ajo për Panoramën. Po ashtu motra e Enverit tregon se miku i afërt i vëllait të saj e nxorri atë nga shtëpia dhe më pas ai u rrëmbye nga 3 persona të veshur si efektivë policie. Ajo i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të mos e lënë ngjarjen pa autorë dhe ti shkojnë deri në fund hetimeve.