Rrëfehet Myfarete Laze: Pse qava në zyrën e Ramiz Alisë dhe ç’më tha ai për Festivalin

Publikuar tek: aktualitet, më 07:37 13-09-2015 Rrëfehet Myfarete Laze: Pse qava në zyrën e Ramiz Alisë dhe ç’më tha ai për Festivalin

Myfarete Laze është një nga ikonat e muzikës me dhjetra çmime të fituara . Ajo numëron një sërë titujsh si “Naim Frashëri”, “Çesk Zadeja” e ndërsa ka hyrë edhe në mesin e këngëtareve “big”  bashkë me Vaçe Zelën Tonin Tërshanën, Luan Zhegun e të tjerë. Në një rrëfim për Panoramën, Myfarete Laze tregon se si një “njollë në biografi”  sa nuk i shkatërroi gjithë jetën e karrierën. Këngëtarja “big” tregon për takimin me Ramiz Alinë në zyrën e tij dhe gjithë peripecitë për të hyrë në Festival.

“Gjyshi im Mile Xhafo Laze, u pushkatua menjëherë pas marrjes së pushtetit. Që atëherë nisën pasojat për familjen tonë. Babai im nuk gjente dot punë. Im atë u pushua për herë të tretë nga puna, në 1972 dhe nga cdo punë shtetërore dhe vdiq pa vënë firmë në bordero për 13 vite rresht”, rrëfen Myfarete Laze kohët e vështira ndërsa kalon te Festivali dhe peripecitë që iu desh të kalonte për të marrë pjesë.

“Festivali zhvillohej në tre netë. Deri atëhere nuk më ishte përmendur puna e biografisë. Unë këndova dy net shumë mirë. Interpretimi im u pëlqye shumë. Isha shumë e gëzuar. Ne futeshim në sallën e festivalit dy orë para se të bënim grimin, rregulloheshim. Kur sapo do hyja në derën e pasme të sallës roja më thotë se do kalosh te kjo dhoma tjetër dhe do takosh Marash Hajatin, drejtorin e Televizionit. Shtanga, “E dija ndodhi”, thashë me vete.

Dhe çfarë ndodhi...

"Te dera, roja menjëherë i tha Marashit se :” Shoku Ramiz ju pret lart”. U ngjitëm me vrap. Në fillim hyri Marashi. Ai ndenji brenda 5 minuta dhe pastaj doli. M’u afrua dhe më tha për çdo gjë thuaj që s’e di.

U preva e tëra. Fillova të dridhesha. S’di si u futa brenda. Isha gati të më binte të fikët. Sapo futem në zyrë Ramizi më foli plot mirësjellje. S’u besoja syve që isha në zyrën e tij. As e mendoja kurrë në jetë se do shkelja në atë zyrë.

Pasi më pyeti si i kisha nga shtëpia etj.. më thotë: “ Si munde të hysh në Festival?”. “Po, ja shkova u paraqita për konkurim, pasi vij nga Shkodra me një biografi të pasur me çmime e përfaqësime”.

Lotët më rridhnin vetiu. “Mirë mos qaj! Ke një zë të bukur dhe ke kënduar shumë mirë.

Po ja, nga Konispoli dhe Saranda na kanë ardhur shumë letra për biografinë tënde”, dhe më tregoi në dysheme një pirg me letra. S’dija ç’të flisja. Rrija si e hutuar. Ai e kuptoi gjendjen time dhe më thotë: “Do shkosh të këndosh. Këndo bukur". Sa nuk fluturova nga gëzimi.

“Nisu shpejt”, më tha. Pas 20 minutash duhej të isha në skenë. Marashi më mori për krahu dhe vrapuam si atletë.

Dikujt i mora këpucët, dikujt tjetër karficën a ku ta di unë. Nuk di çfarë vesha, gjithçka u bë fluturimthi. Këndova me tërë forcën e shpirtit.

Kur mbarova, duartrokitjet nuk kishin të mbaruar. Kisha realizuar ëndrrën më të madhe të jetës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet Besnik Mustafaj: Ish miku i tij Edi Rama, të rihapë hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit
Përleshje me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur në gjendje të rëndë për jetën »
Article Logic
Execution time: 0.013268947601318
array(1) { ["section"]=> string(91) "rrefehet-myfarete-laze-pse-qava-ne-zyren-e-ramiz-alise-dhe-c-me-tha-ai-per-festivalin-20642" }