Rrëfehet Nora Istrefi: Roberti është muzikant i shkëlqyeshëm por ja pse s’doja të bëhej këngëtar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:36 28-02-2017 Rrëfehet Nora Istrefi: Roberti është muzikant i shkëlqyeshëm por ja pse s’doja të bëhej këngëtar

Pas disa vitesh martesë, Nora Istrefi u gjend përballë faktit se bashkëshorti i saj, Robert Berisha donte të bëhej këngëtar.

Natyrisht, si muzikant që e ndiqte prej kohësh Norën në karrierë, Roberti i kishte të gjitha shanset për të krijuar një karrierë të suksesshme, por Nora, duket se nuk e ka pritur shumë mirë. Për herë të parë, këngëtarja ka rrëfyer publikisht se ishte kundër vendimit të Robertit, teksa ka shpjeguar edhe arsyet e saj.

“Roberti është muzikant i shkëlqyeshëm dhe gjithmonë ka kënduar si “back vocal”.  Ka pasur prirje si këngëtar prej kohësh dhe unë e kam ditur.

Mirëpo koha kur Roberti vendosi të marrë atë hap nuk më është dukur shumë e përshtatshme. Për shkak se unë pikërisht në atë kohë sa kisha sjellë në jetë vajzën. Thjesht ne femrat jemi pak më ndryshe, duam më shumë stabilitet. Nuk na pëlqen të rrezikojmë shumë”.

 Gjatë një interviste televizive, Nora u shpreh se ndoshta për shkak të mëmësisë iu duk e vështirë situata. Por nga ana tjetër ajo edhe e ka mbështetur të shoqin. “Por njëherësh unë u bëra shtysë. Pse jo? Pse të mos e arrijë ëndrrën? Nuk është kurrë vonë”, tha Nora e ftuar në studion e programit televiziv “n’Za”.

Këngëtarja gjithashtu e shpreh se do të dëshironte që edhe e bija Renee të ndiqte rrugën e të dy prindërve e që kur të rritet të bëhet artiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032811880111694
array(1) { ["section"]=> string(101) "rrefehet-nora-istrefi-roberti-eshte-muzikant-i-shkelqyeshem-por-ja-pse-s-doja-te-behej-kengetar-70173" }