Rrëfehet Rudina Magjistari: Ja përse nuk dua dasmë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:14 03-11-2016 Rrëfehet Rudina Magjistari: Ja përse nuk dua dasmë

Një dasmë e moderatores së dashur Rudina Magjistari, sigurisht që do të bënte bujë të madhe e do të gëzonte padyshim mijëra ndjekësit e saj.

Por kjo nuk do të ndodhë. Ajo i ka thënë “Jo” kësaj ceremonie pasi nuk e konsideron si realizim të një ëndrre, por diçka të sikletshme. “Nuk jam natyrë që do të doja me patjetër një festë dasme. Të them të drejtën, të qenët në televizon në kaq shumë vjet më ka hequr çdo ndjenjë protagonizmi, siç edhe të bën dasma.

Për mua, më shumë se diçka e ëndërruar, do ishte e sikletshme”, ka thënë Magjistari në një intervistë dhënë për kopertinën e revistës “Living”. Rudina ka ndarë gjithashtu edhe ditët e para të “njohjes” me Mian e vogël, zgjimet natën për të, si dhe kontributin e partnerit të saj sportist për përkujdesjen ndaj vajzës së tyre. “Mia është fëmijë i mbarë, por është normale të zgjohet gjatë natës për të pirë. 

Kështu dhe unë e bëj gjumin me copa dhe kjo të lodh gjithashtu. Ditët e para bënim ndarje të orareve: unë zgjohesha më shumë natën, ndërsa kur Mia zgjohej për herë të fundit nga mëngjesi, Xhavi e merrte me vete në dhomën tjetër kështu që mund të bëja një gjumë të mirë mëngjesi, në mënyrë që të përballoja e qetë ditën”, rrëfen Rudina në bisedën me Iva Tiçon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071890354156494
array(1) { ["section"]=> string(55) "rrefehet-rudina-magjistari-ja-perse-nuk-dua-dasme-58319" }