Rrëfehet si asnjëherë më parë nusja e Berishës: Me shpërblimin e parë bleva një palë këpucë, mu mbushën sytë me lot…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:44 23-05-2019 Rrëfehet si asnjëherë më parë nusja e Berishës: Me shpërblimin e parë bleva një palë këpucë, mu mbushën sytë me lot…

Blogerja Armina Mevlani ishte një nga bukuroshet shqiptare që mori pjesë në festivalin e Kanës.

Partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, shkëlqeu me fustanin portokalli teksa parakaloi mbi tapetin e kuq.

Pak minuta më parë, blogerja ka rrëfyer se fustanin ia dhuroi stilistja e njohur britanike Vivienne Westwood për të parakaluar në premierën e filmit ‘Once Upon a Time in Hollywood’.

Armina tregon se kjo dhuratë e bëri të përlotej, pasi me shpërblimin e parë që ka marrë në punë në moshën 19-vjeçare, ajo ka blerë një palë kepucë Vivienne Westwood.

‘Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Westwood, aq shume e adhuroja. Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Westwood me dhuroi kete fustan te mbrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet’, shkruan blogerja.

xfbgvfh.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074009895324707
array(1) { ["section"]=> string(120) "rrefehet-si-asnjehere-me-pare-nusja-e-berishes-me-shperblimin-e-pare-bleva-nje-pale-kepuce-mu-mbushen-syte-me-lot-165459" }