Rrëfen Anila Çobani, gruaja që ishte pranë Zyhdi Dajtit në 21 janarin e kobshëm: Kurrë s’do t’i harroj britmat e tij, çfarë bëri kur zbuloi se plumbat ishin të vërtetë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 10-07-2017 Rrëfen Anila Çobani, gruaja që ishte pranë Zyhdi Dajtit në 21 janarin e kobshëm: Kurrë s’do t’i harroj britmat e tij, çfarë bëri kur zbuloi se plumbat ishin të vërtetë Zyhdi Dajti dhe ANila Cobani disa dite pas 21 janarit (Ne foto duken ende shenjat nga gazi lotsjelles ne syte e te dyve)

Nga Anta Muçaku

Zyhdi Dajti nuk do të mbahet mend thjesht si kreu i INUK që qendroi në krye të shumë operacioneve të rëndësishme për prishjen e ndërtimeve pa leje, por si njeriu që u përball me plumbat para derës së kryeministrisë në 21 janar 2011.

Dajti, ditën e protestës, kur gjithçka u përgjak dhe mori përmasa të frikshme, rrinte para derës së Kryeministrisë, aty ku vdekja i kalonte çdo sekondë para syve mes plumbave e gazit lotsjellës ndërsa bënte thirrje që armët të ndalnin dhe mos vriteshin të tjerë.

Anila Çobani, ish anëtare e Asamblesë së Partisë Socialiste dhe një nga njerëzit më pranë Zyhdi Dajtit në 21 janarin e kobshëm, rrëfen për newsbomb.al, gjithçfarë ka mbetur fort ngulitur në kujtesën e saj teksa, “babaxhani” siç e quan ajo, mbronte edhe me trupin e tij protestuesit nga plumbat e gardistëve.

“Askush s'do ta harroje tronditjen e tij kur iu këput para këmbëve Ziver Veizi”, kujton me trishtim Anila Çobani për newsbomb.al.

INTERVISTA E PLOTË: ANTA MUÇAKU për NEWSBOMB.AL

Anila, si e njihni Zyhdiun dhe kur është shkrepur kjo foto që publikoni sot?

Fotoja është bërë disa ditë pas 21 Janarit siç duket dhe nga gjendja që jemi. Me Zyhdiun jam njohur në vitin 2009 kur pas zgjedhjeve parlamentare të atij viti që u konsideruan dhe ashtu ishin, si masakra me e madhe elektorale në grabitjen e votave të PS. Së bashku ishim çdo ditë në protestat në mbështetje të grevisteve të urisë si dhe në marshimet lumë ne çdo skaj të Tiranës ku menaxhoheshin pritjet e qytetëreve opozitare nga gjithë Shqiperia. Një kohë të gjatë punuam në Bashkinë e Tiranës ku Zyhdiu ishte drejtor i policisë bashkiake dhe shquhej për qetësine e tij olimpike dhe dashamirësinë që spikatej dukshëm në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Tiranës. Por ajo që nuk ikën nga memoria ime dhe do mbetet gjatë është dita gri e 21 Janarit.

Si e kujtoni atë ditë? Ju dhe Zyhdiu ishit bashkë në 21 janar...

Kemi qenë shumë afër, bashkë gjatë gjithë kohes. Zyhdiu kalonte nga një pjese e turmës në tjetrën për të konstatuar dhe menaxhuar provokimet që bëheshin nga forcat e errëta qeveritare për të degraduar protestën. Kurrë s'do t'i harroj britmat e Zyhdiut kur dalloi (si profesionist që ishte) gazin lotsjellës, duke larguar gra e të rinj në drejtim të hotel “Rogner”.

Por ajo që nuk do të ikë kurrë nga kujtimet e mia dhe gjithë shqiptarëve që e ndoqën nga ekrani 21 Janarin, pamjet e Zyhdiut kur largonte të rinj duke i mbrojtur pse jo dhe me trupin e tij kur konstatoi që ishin plumba të vertetë,  e jo fishekë manovër ato që hidheshin. Askush s'do ta harroje tronditjen e tij kur iu këput para këmbëve Ziver Veizi.

Në këto momente jam shumë e trishtuar dhe janë të vetmet pamje që mund të sjell ndërmend. Shumë pak para ditës se sotme komunikuam së bashku në telefon dhe lamë një kafe.

 Thjesht për të kujtuar ditët epike dhe gjithë qendrestarët, sepse PS ka pasur një opozitë të vështirë dhe heroike. Dhe një nga heronjtë e kesaj opozite ishte i miri, paqësori dhe babaxhani Zyhdi Dajti.

Kujtimi i tij do te mbetet gjatë në memorien e miqve e shokëve te tij por sidomos të anëtarëve të PS që e përcjellin sot atë më shumë dhembje në ikjen e parakohshme.

Kur jeni takuar për herë të fundit me të? Çfarë ju tha?

Për herë të fundit jemi takuar rrugës për Durrës. Hapi krahun diku në autostradë dhe ndalova dhe unë. U përqafuam dhe nuk folëm shume gjatë. E rëndësishme për ne ishte që kemi dhe mbetemi njerëz të mirë me femijë të mirë dhe plot miq.

A kishte ndonjë peng Zyhdi Dajti?

Ashtu si duket dhe në foto akoma janë gjurmet e syve të acaruar pas gazit lotsjelles. Jo vetëm për Zyhdiun por për të gjithë shqiptaret, besoj, pengu me i madh është mosndëshkimi i fajtorëve të 21 Janarit, si një nga njollat më të errëta të drejtësisë shqiptare dhe të krimit shqiptar.

*Zyhdi Dajti u nda nga jeta një ditë më parë krejt papritur në shtëpinë e tij në Vlorë në moshën 58 vjeçare si pasojë ataku kardiak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070760250091553
array(1) { ["section"]=> string(170) "rrefen-anila-cobani-gruaja-qe-ishte-prane-zyhdi-dajtit-ne-21-janarin-e-kobshem-kurre-s-do-t-i-harroj-britmat-e-tij-cfare-beri-kur-zbuloi-se-plumbat-ishin-te-vertete-85625" }