Rrëfen Kozma Dushi: Irma Libohova, pengu im. Gjergj Leka do ketë qenë i pirë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:00 04-09-2015 Rrëfen Kozma Dushi: Irma Libohova, pengu im. Gjergj Leka do ketë qenë i pirë Kozma Dushi, Irma Libohova dhe Gjergj Leka (nga e majta ne te djathte)

Këngëtari i njohur Kozma Dushi është i mendimit se Gjergj Leka duhet të ketë qenë i pirë në momentin kur ka bërë ato deklarata për Parashqevi Simakun e Lindita Theodhorin. Në të kundërt, këngëtari gjykon se Leka ka bërë shumë gabim që është marrë me këngëtaret e brezit të asaj kohe.

“Mua më vjen shumë keq. Për Gjergj Lekën kam respekt. Është muzikant i formuar, i kompletuar, me një vesh absolut. Me sa e njoh unë, është djalë shumë i mirë dhe me zemër shumë të madhe. Por çuditem si e bëri atë debat me këngëtaret e brezit tim. Nuk e di, ndoshta Gjergji ka qenë i pirë, aludoj unë. Se njerëz jemi, sidomos ne artistët edhe pimë ndonjë gotë më shumë, kudo në botë kështu janë artistët. Megjithatë, nëse ato fjalë i ka thënë esëll, për mendimin tim, ka bërë gabim që është marrë me këngëtaret e brezit të asaj kohe”, thotë Kozma Dushi për Panoramën.

Këngëtari pohon se Sigurimi i Shtetit nuk kishte lidhje fare me artistët, ishte puna e vetë artistëve ajo që vendoste në Festivale.

“Nuk kishte lidhje fare Sigurimi i Shtetit me artistët. Këto janë dokrra. Artistët nuk depërtonin në festival nga Sigurimi apo ku ta di unë, por nga puna rraskapitëse. Se për një këngë që do jepej në festival, rrinim një muaj në prova, në hotelin më të mirë që kishteë shteti ynë, përshembull “Arbëria”. Bënim prova paradite e mbasdite me dy dirigjentë madhështorë, Ferdinand Deda dhe Eno Koço”, rrëfen Kozma Dushi duke zbuluar edhe një peng nga e kaluara. Këngëtari do donte një bashkëpunim me Irma Libohovën.

“Me Irma Libohovën më ka mbetur peng. Është e vetmja këngëtare e brezit të vjetër që e mban mikrofonin në dorë, është prezente në skenë dhe këndon me zë të fuqishëm si dikur”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr masiv në Mallakastër, zjarrfikëset përpiqen të mbajnë në kontroll flakët
Vlorë, asgjesohen 48 parcela hashash, bima është rritur deri 2 metra »
Article Logic
Execution time: 0.012609004974365
array(1) { ["section"]=> string(79) "rrefen-kozma-dushi-irma-libohova-pengu-im-gjergj-leka-do-kete-qene-i-pire-19926" }