Rrëfen Renato Milloshi pas vetëdorëzimit; Ja ku ishte fshehur për një vit, pas vrasjes së Elton Çiços (DËSHMIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:45 28-02-2017 Rrëfen Renato Milloshi pas vetëdorëzimit; Ja ku ishte fshehur për një vit, pas vrasjes së Elton Çiços (DËSHMIA)

Pas vetëdorëzimit të tij në polici natën e mbrëmshme, zbardhet dëshmia e Renato Milloshit, i cili dyshohet se bashkëpunoi për vrasjen e Elton Çiços.

Ai ishte një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiçës rreth një vit më parë në bar “De Niro” në zonën e ish-Bllokut.

Milloshi ka treguar se kush e bindi të vetëdorëzohej dhe si i kishte shpëtuar policisë deri më tani.

“Pas ngjarjes jam fshehur në periferi të Tiranës, kam jetuar në banesa të ndryshme. Me Jani Aliajn nuk kam kontaktuar, pasi kam dëgjuar që ka ikur jashtë shtetit. Kanë qenë familjarët ata që më bindën të dorëzohem”, mësohet të ketë dëshmuar Milloshi në polici.

Në datën 1 maj të 2016-ës Elton Çiço ishte ulur në një tavolinë të lokalit ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek. Në tavolinë ishte edhe një gazetar i njihur i kronikës. Ai u qëllua për vdekje me plumb në kokë.

Policia identifikoi autorët e dyshuar Renato Milloshi dhe Jani Aliaj dhe i shpalli ata në kërkim. Ky i fundit, që dyshohet të jetë ekzekutori i Çiçës, vijon të jetë në kërkim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trafikonte të mitur, policia kap në Fier të shumëkërkuarin (EMRI/ DETAJE)
Arrestohen plaçkitësit e kryeqytetit, vidhnin alkool dhe pajisje elektronike (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012963056564331
array(1) { ["section"]=> string(113) "rrefen-renato-milloshi-pas-vetedorezimit-ja-ku-ishte-fshehur-per-nje-vit-pas-vrasjes-se-elton-cicos-deshmia-70199" }