Rrëfimi i fortë i ish-kreut të PD: Vetë Basha më telefonoi se Meta po vidhte votat. Demokratët thonë s’është momenti ta sulmojmë

Publikuar tek: politike, më 15:43 07-07-2019 Rrëfimi i fortë i ish-kreut të PD: Vetë Basha më telefonoi se Meta po vidhte votat. Demokratët thonë s’është momenti ta sulmojmë

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi i është kundërvënë ashpër presidentit Ilir Meta në një reagim në rrjetet sociale, duke rrëfyer edhe një telefonatë nga kryedemokrati Lulzim Basha në zgjedhjet e 2013-ës.

Elezi thotë se demokratët kanë vendosur të mos e kenë më prioritet sulmin ndaj Metës, pasi aktualisht, për ta, e “keqja më e madhe” është Rama. Por ai nuk ia kursen akzuat Metës, duke renditur ndër të tjera dhe një rast ku Basha i ka telefonuar për t’i thënë se kishte informacione që Meta po blente vota në Kukës.

Shkrimi i plotë i Ibsen Elezit:

Nuk eshte momenti te sulmojme Meten dhe LSI, se mbrojme Edi Ramen, me thote nje mik qe ja do te miren te djathtes.

Hajde llogjike Elefanti hajde, mos keni frike se s’do e lere vete Shoku Rama te bjere, se po u keput zinxhiri i pandeshkueshmerise shkojne te gjithe ne te semes.

O shoku miku po ti rendis disa nga bemat e dukshme, qe t’jua kujtoj edhe atyre qe bejne se i kane harruar.

- Shoku Meta eshte ai qe e ktheu ne fenomen blerjen e votes. Ne 2013 e kam te jetuar si kryetar i PD Kukes, pa pike turpi solli ne Kukes nje kandidat te LSI (biznesmenin Cole nga Gjirokastra, pa asnje lidhje me Kukësin) dhe bleu 14% te votave, hapur ne pike te dites me diell. Vete lideri perendimor Basha me ka marr me telefon dhe me ka kerkuar te jem numerues me kolegjin zgjedhor se ka informata te sakta se Meta ka dhene shume leke per ta blere mandatin.

Kjo ka ndodhur rendomte ne te gjithe Shqiperine.

Pra ka blere Vota

- Shoku Meta u akuzua per vjedhjen e thesarit dhe kjo e argumentuar me detaje nga Doktori ne ate kohe. Per me teper kete ma ka treguar edhe nje mik i persekutuar, qe beri edhe disa vite burg pse e dekonspiroj kete ceshtje.

Pra eshte akazuar nga vete Doktori dhe PD per Hajdut.

- Shoku Meta ne 2013, 3-muaj para zgjedhjeve beri rokaden e madhe dhe kaloj me krahun e ‘hasmit’ te vete Rames, vetem per te qene pjese e tepsise, nderkohe qe kishte nje marveshje me PD.

Pra eshte Besprere dhe jo njeri i fjales.

- Shoku Meta gjate qeverisjes me PD 2009-2013, shumicen e ministrive apo drejtorive te LSI e khteu ne vater korrupsioni, duke infektuar gjithe sistemin, kjo e pranuar nga drejtuesit e larte te PD, pas humbjes se 2013.

Video e Priftit qe solli 4 te vrare eshte me ze e figure.

Pra eshte i korruptuar

- Shoku Meta dhe LSI jane me komuniste se vete PS, mjafton t’ju kujtoj faktin e fundit kur ne qendrimin zyrtar te tyre e quajten Mit’hat Frasherin (themeluesin e pare te frontit antikomunist) kolaboracionist.

Pra jane komuniste ne thelbin e tyre.

Mos ju hedhin hi syve, Meta eshte nje e keqe po aq e madhe sa Rama i Soros, ndryshon vetem ne forme, por jo ne permbajtje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076198577880859
array(1) { ["section"]=> string(133) "rrefimi-i-forte-i-ish-kreut-te-pd-vete-basha-me-telefonoi-se-meta-po-vidhte-votat-demokratet-thone-s-eshte-momenti-ta-sulmojme-171421" }