Rrëfimi i Herve Falcianit, i infiltruari në HSBC Bank

Publikuar tek: bota, më 13:34 14-02-2015 Rrëfimi i Herve Falcianit, i infiltruari në HSBC Bank Herve Falciani

Lista Falciani që bëri xhiron e botës vetëm një javë më parë, duket se ka mbërritur edhe në Itali. Por kryeministri i atëhershëm Silvio Berluskoni e ka ndaluar. Në një shkrim për "L’Espresso", Falciani shpjegon bashkëpunimin me autoritetet italiane dhe pse u penguan hetimet. Skandali me llogaritë e fshehta me HSBC Bank, duket se nuk do të mbyllet, derisa të dalin të vërtetat. Autori i SwissLeaks shpjegon arsyet.

 

Nga Herve Falciani

Duheshin edhe pak minuta që të shkonte 8 e mbrëmjes dhe pothuajse kisha mbërritur në shtëpi. Ishte data 22 dhjetor 2008, festat e krishtlindjes po afronin dhe ecja rrugëve të Gjenevës duke bindur veten se gjithçka ishte në rregull. Plani po funksiononte, unë thjesht duhet të përfundoja punën që kisha nisur. Kishte muaj që përgatitesha për këtë moment. Sapo hyra, kërkova telefonin, një aparat special që më ishte dhënë nga shërbimet sekrete. Kishte një paisje të bardhë emergjence, në madhësinë e një karte krediti, aq delicate sa mund të fshihej në një libër. Më kishin shpjeguar se ishte një celular “i pastër”: nuk linte gjurmë dhe nuk interceptohej. Godita butonin: doja të dija nëse ishte momenti për ta lënë Gjenevën.

Në rastin tim gjithçka kishte filluar në 2006. Njerëzit e inteligjencës më kishin vendosur në dispozicion një software për të verifikuar që të dhënat e marra nga HSBC Bank ishin të gjitha dhe gati për gjyqtarët që do të merreshin me rastin. Dhe duke parë se në bankë nuk kisha qasje tek të dhënat e ndjeshme, duhet të identifikoja njerëzit që zotëronin informacionin dhe t’ua bëja të ditur agjentëve. U takonte atyre më pas që t’i kontaktonin dhe ti pyesnin për bashkëpunimin. Kjo kishte ndodhur që në fillim të 2007: nuk isha unë që duhet të merrja të dhënat nga banka për t’i vendosur në një çip, aty ku ishin ruajtur, por ishin të tjerë punonjës të HSBC. 

Unë kisha përgjegjësinë të verifikoja çdo ditë atë që ishte magazinuar, çfarë mungonte dhe çfarë elementësh më shumë duheshin. Arkiva ishte rritur me të dhëna të tjera deri në fund të shkurtit 2008, kur ishte bllokuar për arsye sigurie. Që nga ajo kohë, kishin kaluar 10 muaj.

Në 4 të mëngjesit, kur erdhi telefonata, zëri më konfirmoi se kishte dy makina gati në një vend pak më larg se shtëpia. Do të takoja kontaktin tim në vendin e paracaktuar, ndërkohë që familja ime do të largohej me një makinë tjetër drejt Francës. Po lija Gjenevën për të sfiduar një nga bankat më të mëdha e më potente në botë. Po vendosja në rrisk jetën time dhe atë të familjes sime edhe për arsye të lidhura me jetën time personale. Nuk më ka pëlqyer kurrë arroganca e të fortëve; nuk kisha suportuar kurrë principin sipas të cilit, gjithçka matej me paratë.

Nuk doja të dorëzohesha, por të reagoja, sepse doja një botë ndryshe për vajzën time. Nuk doja që të rritej në një realitet në të cilin vlera e parasë, shtypja e më të dobtit nga i fuqishmi, shkeljet e vazhdueshme të rregullave të ishin një normë. Vajza ime ka nevojë për kujdes e kura konstante për shkak të një defekti gjenetik. Duke e parë mendoja me dhembshuri për të ardhmen e saj, dhe shpesh me gruan projektonim ta linim në Francë dhe të transferoheshim në Polinesia, një ambient ku vajza jonë nuk do të ishte e obsesuar dhe e shtypur nga konkurrenca dhe diskriminimi. Dhe ku, mbi të gjitha, do të ishte e rrethuar nga vlera si solidariteti dhe sensi i komunikimit. Ndjeja se duhet të bëja diçka për të dhe për personat si ajo. Do të jepja kontributin tim duke luftuar kundër një sistemi bankar që favorizonte korrupsionin dhe evazionin fiskal dhe furnizonte të pasurit me instrumenta për t’iu fshehur taksave, duke hequr të ardhura që vendet duhet t’ua jepnin më të varfërve.

Nuk jam i marrë dhe e dija shumë mirë se nuk mund të ndryshoja botën. Megjithatë besoja se mund të fillonte një transformim, që duke u përhapur dalë nga dalë mund të sillte efekte positive. Doja t’i tregoja opinionit publik dhe gjykatësve sesi funksionon sistemi, duke iu çuar provat. Materiali i HSBC u mor brenda pak muajsh në 2007. Rrjeti ishte në kontakt edhe me gjyqtarët francezë e italianë, dhe unë nuk flisja direkt me ta. Kisha raporte me pak njerëz, por e dija që pas shpatullave kishim një mbështetje të madhe. Rregulli kryesor për sigurinë tonë ishte që secili prej nesh njihte pak persona të rrjetit, pavarësisht se kishim informacionet e nevojshme dhe dinim në mënyrë precise se çdo të bënim.

Bashkëpunimi me Italinë filloi në mes të vitit 2009, pas takimit tim me drejtorin e DNEF(inspektorët fiskalë francezë) kur ishte tashmë e qartë që investigimet në Francë ishin mbuluar. Në atë periudhë çështja e dokumentave të HSBC  të sekuestruara në kompjuterin tim, nuk ishte çështje e domenit publik dhe në rastin tim, të paktën zyrtarisht, nuk ekzistonte për italianët. Punoja në fshehtësi të plotë me Guardia di Finanza, duke marrë masa paraprake për të ndaluar këdo që mund të vinte në dijeni të bashkëpunimit tim. Gjendeshim në kazerma ku, për arsye sigurie, nuk flija as gjatë natës.

Kur takoheshim në ndonjë hotel, vendosja një kapele për të mos u njohur nga videokamerat. Spostimet e mia në Itali ishin të organizuara nga njerëzit me të cilët bashkëpunoja. Atyre u shpjegoja sesi punonte banka, ndërkohë që prisnim të merrnim në rrugë zyrtare, me kërkesa gjyqsësore informacionet e plota mbi llogaritë e HSBC, por Franca gjithmonë refuzonte ti jepte Italisë të gjithë dokumentacionin që kishte në dorëzim, duke limituar dhe transmetuar vetëm të dhëna për klientë të klasifikuar italianë. Shkoja shpesh në Itali, në Torino dhe punoja për të shpjeguar për investiguesit sistemin e bankës, deri kur, në fillim të 2010, Guardia di Financa mori listat e para falë akordeve të bashkëpunimit administrativ ndërkombëtar, dhe atëherë fillova të shqetësohesha edhe për këtë informacion. Pak kohë më vonë, Prokuroria e Torinos mori fotografi dhe të dhëna nga Nizza. Ishte në këtë kohë që në Itali u fol për herë të parë për listën “Falciani”.

Guardia di Financa punoi me intensitet mbi të dhënat e listës. Gjithçka lëvizi në një nivel informal dhe sekret dhe u realizua një punë me shërbimet e investigimit nga njëra anë dhe të të dhënave nga HSBC. Investigatorët kërkonin mbi të gjitha informacion mbi mafiozët dhe e kanë gjetur.

Në mes të 2011, disa funksionarë të shërbimeve sekrete italiane më kërkuan të dinin nëse të dhënat në çip, nuk kishin dalë asnjëherë më parë sesa nga ajo kohë, dhe mund të përdoreshin të paktën nga niveli i inteligjencës. M’u bënë disa propozime bashkëpunimi, sepse, sapo të merreshin të dhënat, duhet të dihej sesi të analizoheshin, dhe unë isha i vetmi që mund ta bëja.

U shpjegova se do t’i ndihmoja sic kisha bërë gjithmonë, pa marrë ndonjë rrogë. Nuk kisha shumë para, por punoja në Inria di Sophia-Antipolis dhe doja të isha i lirë për të marrë vendimet e mia pa kushte. Mbi të gjitha, nuk më shkonte që të isha nën varësi të një qeverie. Pavarësisht disponibilitetit tim, hipoteza u braktis sepse nga Roma erdhi një stop: ato të dhëna as nuk mund të bleheshin dhe as mund të analizoheshin. Ishte fundi i verës 2011. Në Itali, kryeministër ishte Silvio Berluskoni dhe ministër ekonomie Giulio Tremonti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032672882080078
array(1) { ["section"]=> string(57) "rrefimi-i-herve-falcianit-i-infiltruari-ne-hsbc-bank-3313" }