Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj si një ndër miqtë më të afërt të Artan Cukut është i bindur se vrasja e tij lidhet me veprimtarinë e tij që ka kryer në polici, duke përfshirë edhe incidentin në komisariatin nr 5 në vitin 2005.
“Unë me Tanin takoheshim shpesh dhe ishin të rralla ditët që ne të mos kemi biseduar në telefon bashkë. Poër herë të fundit kam folur në telefon në orën 19.45 të ditës që ndodhi ngjarja dhe e lamë për tu takuar pas një ore dhe për të pirë një kafe. Por, ky takim nuk u bë kurrë pasi dora kriminale nuk na e lejoi”, shprehet në një intervistë për gazetën Panorama Vocaj.