Rrëfimi i mikes me lot në sy për Aneta Ramën : Më tha kam qenë e sëmurë, më ka humbur një shoqe

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 01-08-2020 Rrëfimi i mikes me lot në sy për Aneta Ramën : Më tha kam qenë e sëmurë, më ka humbur një shoqe

Fatime Kadriu, shoqja e Aneta Ramës, ka folur me lot në sy për humbjen e mikes së saj.

Ajo ka thënë se Aneta ishte një zonjë e rrallë dhe shumë punëtore.

Kadiu ka treguar për ‘report tv’ se gjendja shëndetësore e Anetës kohët e fundit ishte përkeqësuar.

“Netën e kam njohur që kur ka ardhur këtu nuse, në këtë bllok. Ka shumë. Unë mbaj mend që Neta ishte një grua e mrekullueshme. Më ka humbur një shoqe. Sot kur e mora vesh në televizor jam mërzitur shumë. Neta ishte me shkollë të lartë, ishte një grua komunikuese, edhe me njerëzit më të thjeshtë, deri te ai më lart. Ishte një grua e mrekullueshme, e zgjuar, punëtore. Ajo i bënte të tëra. Atëherë i kishte të dy çunat sportistë. Më thoshte, ka raste që një lavatrice vetëm me çorapet e sportit i laj. Ishte nikoqire jashtëzakonisht, për shtëpi, për të gatuar, për të pritur, për të përcjellë. Ishte një shoqe që ta bënte zemra të shkoje prapë ta takoje dhe të flisje,” tha mikja e Anetës.

Ndër të tjera Fatime Kadriu është shprehur se herën e fundit që e ka takuar ajo ka qënë sëmurë.

"Kohët e fundit, unë kam një muaj që nuk kam shkuar, se ishte sëmurë kur shkova e pashë që ishte rënduar. Më erdhi djali nga Greqia, shkuam i bëmë një vizitë. Nuk ishte në gjendje. Më tha kam pasur ethe, kam qenë e sëmurë. Iku Neta...Më iku një shoqe e ngushtë, një grua shumë e mirë e thjeshtë shumë e mirë. Më vjen keq, se për ceremoninë e Kristaq Ramës kam qenë deri në fund. Por për Netën erdhi kjo puna e virusit dhe nuk dimë se cfarë do të bëhet si e kanë organizuar. Erdhi puna ters me këtë virusin. Ajo nuk të krijonte momente të vështira, vetëm kënaqësi. Bëhesha shumë me atë. E doja, e doja. Edhe më donte. Rrinte me tim bir kështu...pinin cigare, e mbushnin atë tavllën, bënin muhabet shumë, ma donte djalin...Iku Neta, iku,” është shprehur mikja e Anetës me lot në sy.

Kujtojmë se, Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish. Aktualisht kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi ndodhen në shtëpinë e nënës së tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009350061416626
array(1) { ["section"]=> string(99) "rrefimi-i-mikes-me-lot-ne-sy-per-aneta-ramen-me-tha-kam-qene-e-semure-me-ka-humbur-nje-shoqe-215715" }