Rrëfimi i MILIARDERIT shqiptar, Samir Mane: Prindërit i kisha punëtorë. U bëra milioner, pasi fillova të këmbeja dhrahmi (HISTORIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:40 11-04-2018 Rrëfimi i MILIARDERIT shqiptar, Samir Mane: Prindërit i kisha punëtorë. U bëra milioner, pasi fillova të këmbeja dhrahmi (HISTORIA) Samir Mane

Nuk e kisha menduar kurrë që do isha një biznesmen kaq I fuqishëm. Kështu ka nisur rrëfimin e tij për studentët biznesmeni Samir Mane, sot, ndër më të fuqishmit në tregun shqiptar dhe në rajon. Mane tregon në bashkëbisedimin e tij me studentë dhe pedagogë, sesi bëri milionin e tij të parë.

“Mënyra sesi fillova ka qenë interesante. Te Banka e Shqipërisë, ka qenë tregu I Dollarit. Ka pasur shumë njerëz që shisnin e blinin. Unë kisha vizë austriake dhe disa shokë më propozuan të merrnin dhrahmi greke, e t’I thyenim në dollar dhe kështu bëmë. Këtë punë e bëra për disa muaj. Dhe nga një student në Austri pa të ardhura, u ballafaqova me 5 mijë dollar fitim, ç’ka më tronditi dhe mua. Shkoja pastaj tre herë në javë” thotë Mane para studentëve, raporton newsbomb.al.

“Prindërit I kam pasur punëtor. Nuk kisha ndonjë gjë të trashëguar” tregon Mane. Në vitin 1992, mori dhe shiti pesë televizorët e parë dhe në vitin 1993, shkuan 120 televizorë të shitur.

Më vonë tregoi se gjithcka në aktivitetin e tij u hap dhe u zgjerua. Tregu shkoi deri në Ukrainë dhe Rusi. “Rastësia më bëri të jem këtu ku jam sot” tregoi Samir Mane para studentëve.

Sot, Mane, llogaritet ndër miliarderët e parë shqiptarë. Fama e tij ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Dhe duket se suksesin e ka zhvendosur edhe në rajon, raporton newsbomb.al.

Në fakt, pak ditë më parë, në një intervistë televizive te Ermal Mamaqi, kreu i FSHF, Armando Duka, tregoi se Samir Manen, e kishte bërë të pasur ai me idetë që i kishte dhënë. Nuk dihet nëse Mane ka dashur të kujtojë Armando Dukën si njerëzit e parë që e detyruan të shkëmbente dhrahmi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAZAKONTË: Adoleshentet rrihen me paramendim, procedohen penalisht (ARSYEJA)
U rikthye nga SHBA, koloneli i detit kalon një orë mësimore me nxënësit në Ballsh »
Article Logic
Execution time: 0.010122060775757
array(1) { ["section"]=> string(132) "rrefimi-i-miliarderit-shqiptar-samir-mane-prinderit-i-kisha-punetore-u-bera-milioner-pasi-fillova-te-kembeja-dhrahmi-historia-116535" }