Rrëfimi i rrallë i Haki Morinës: Si hyra për herë të parë në 1991 tek PS, nuk më thirrën si ministrat e sotëm kosovarë

Publikuar tek: rajon, më 19:44 02-07-2019 Rrëfimi i rrallë i Haki Morinës: Si hyra për herë të parë në 1991 tek PS, nuk më thirrën si ministrat e sotëm kosovarë Selia e Partise Socialiste dhe anetaret e saj ne vitet 90'

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Haki Morina, ka rrëfyer momentet e para kur shkeli në Tiranë në shtator të vitit 1991, pas daljes si i burgosur politik nga burgjet jugosllave.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haki Morina tregon se si shkoi te selia e Partisë Socialiste në orët e vona dhe kërkoi me ngulm që të takonte atje ndonjë nga anëtarët e PS-së.

Ai theksoi se nuk e kërkoi njeri të shkonte në Partinë Socialiste, por shkoi vet, duke përballuar sfidat e vështira të kohës për këtë parti dhe për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Ne shtatorin e vitit 1991 arrita ne mbremje me autobus ne Tirane, pas nje rruge te gjate rreth 8 ore nga Bajram Curri!

Sapo zbrita nga autobusi, shikova rrotull Tiranen. U ndjeva teper i lumtur, qe per here te pare shkelja ne kryeqytetin tone te enderruar aq gjate, sidomos ne netet e erreta te qelise se burgut!

Me vinte te fluturoja nga kenaqesia qe me jepte shkelqimi i qytetit nga dritat e reflektoreve. Nje qender e bukur, me muzeun ne mes, me rruge te gjera e me gjelbrim mbuluar! Koleget me te cilet udhetova, kerkuan te ulemi diku, por nuk pranova! Mendjen e kisha tek Partia Socialiste!

Dhe u nisa i vetem, duke kaluar prane parkut ne qender te qytetit, e duke pyetur kalimtaret. eca me padurim drejt selise se PS-se!

U ofrova tek dera dhe trokita! Doli nje roje, nje njeri rreth te 60-tave dhe me tha: kush jeni dhe cfar doni?

-Jam nje Kosovar dhe dua ta vizitoj dike nga Partia Socialiste.

-Na vjen keq, - tani kane ikur te gjithe! Mund e vish neser, qe nga mengjesi, tha me nje ze te bute, ku nuk mund te fshihej habie e tij per viziten time ne ato ore aq te vona, aq me teper kur isha nje kosovar i larget!

Me vjen keq, qe tani s'me kujtohet emri i kesaj roje te PS-se, me te cilin me vone e takoja cdo dite dhe nganjehere ju tregonte te tjereve takimin tone te pare, e sikur donte t'ju thoshte, se ky erdhi ndryshe nga ju!

Dhe vertete, pak dite me vone, e kuptova qe jo vetem se isha i vetmi kosovar qe hyja e dlja ne dyert e PS-se, por isha i vetmi i ri ne Shqiperi, qe beja kete veprim te perrditshem!

Pra mua, askush s'me kerkoj te shkoja ne PS, sic ka ndodhur pershembull me ministrat aktual nga Kosova, ne Qeverine e sotme te Rames. Une shkova vet, duke perballuar sfidat e veshtira te kohes me te rende per kete parti dhe per krejt Shqiperine!

Atehere u shava, u distancova, u kercenova dhe u etiketova nga te gjitha anet, por sot jam krenar qe e kuptova, edhe para Edi Rames, se nga duhet te rreshtohem!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028397083282471
array(1) { ["section"]=> string(123) "rrefimi-i-rralle-i-haki-morines-si-hyra-per-here-te-pare-ne-1991-tek-ps-nuk-me-thirren-si-ministrat-e-sotem-kosovare-170892" }