Rrëfimi i shqiptares së kthyer nga Siria: Më mashtruan disa vajza, çfarë pashë kur mbërrita në kampin e ISIS

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 20-05-2019 Rrëfimi i shqiptares së kthyer nga Siria: Më mashtruan disa vajza, çfarë pashë kur mbërrita në kampin e ISIS

Mediat në Kosovë i kanë kushtuar vëmendje historisë së grave të kthyera nga Siria pak javë më parë.

Njëra prej tyre ka rrëfyer se si u mashtrua dhe pranoi të largohej në Siri. Ajo shprehet se ishte bindur nga disa vajza për “të mirat” që e presin në Siri, por pasi shkoi atje u përball me realitetin e tmerrshëm.

Ajo ishte rekrutuar para katër viteve nga disa vajza kosovare për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS. Atje shkoi si beqare dhe më pas u martua e lindi tre fëmijë brenda katër vjetëve, shkruan sot gazeta “Zëri”, transmeton Newsbomb.al.

Kjo është historia e shkurtër e njërës prej grave që u kthye nga Siria, të cilën e bën të ditur avokatja e saj.

“E mbrojtura ime ka shkuar në Siri si viktimë e disa vajzave, të cilat e kanë ftuar për të shkuar atje, duke i thënë se atje është jeta e mirë dhe se nuk ka nevojë të brengosesh absolut për asgjë, e sidomos për gjëra materiale. Ajo është mashtruar nga këto fjalë dhe ka shkuar. Kur ka shkuar atje gjendja faktike ka qenë krejtësisht ndryshe. Ka parë se është luftë, pastaj për shkak të luftës vazhdimisht ka ndërruar vendbanim. Është përpjekur të kthehet në Kosovë, por nuk ka mundur”, ka deklaruar avokatja Marigona Shabani, duke shtuar se klientja e saj gjatë kohës sa ka qëndruar në Siri ka marrë edhe lëndime fizike, pasojat e të cilave vazhdon t’i vuajë edhe pas kthimit në shtëpi.

Më 20 prill 2019 nga Siria u kthyen 110 shtetas kosovarë, prej të cilëve 32 gra, 74 fëmijë dhe katër burra luftëtarë që kishin qenë pjesë e organizatave terroriste në Siri. Operacioni i kthimit të kosovarëve nga Siria u bë në bashkëpunim mes autoriteteve vendase dhe atyre amerikane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037959098815918
array(1) { ["section"]=> string(113) "rrefimi-i-shqiptares-se-kthyer-nga-siria-me-mashtruan-disa-vajza-cfare-pashe-kur-mberrita-ne-kampin-e-isis-164952" }