Rrëfimi i sinqertë i gazetarit shqiptar: Më vjen të qaj nga gëzimi që ndjej ndërsa shkruaj këto fjalë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:35 02-01-2016 Rrëfimi i sinqertë i gazetarit shqiptar: Më vjen të qaj nga gëzimi që ndjej ndërsa shkruaj këto fjalë... Bledian Koka

Në një rrëfim të sinqertë gazetari shqiptar Bledian Koka shkruan disa rreshta mes të cilave shpjegon përjetimet e tij për vitin që lamë pas dhe atë që na pret.

“Më vjen të qaj nga gëzimi që ndjej ndërsa shkruaj këto fjale mjerimi, por edhe unë si ju jam shqiptar dhe e kaloj çdo gjë me psalmin ose suren origjinale të shkruar prej vetë nesh: "më keq se kaq s'ka ku shkon, por më mirë vështire se bëhet"”, shkruan Koka.

Dhe ja rrëfimi i plotë I tij:

“2016!...

Nuk e di pse, por ky Viti i Ri, më ka gjetur si asnjëherë tjetër optimist, me një qetësi shpirtërore që se kam patur herë tjetër, besoj se kjo i referohet faktit që ai që lamë pas që një dramë 365 ditore.

Unë besoj se më keq se aq nuk mund të jetë, më i zi se aq, as vetë ngjyra në fjalë nuk mund simbolizohet më, unë besoj që fundi u prek, unë besoj se i përjetuam të gjitha poshtërimet si popull, të gjitha përbuzjet, të gjitha nënqeshjet, injorimet, mohimet, shtypjet e represionin pse jo.

Unë besoj që Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë të panjohur me këtë lloj dramë, unë besoj që Zoti na ka sjellë në këtë botë për të na sprovuar, vetëm se me ne shqiptarët e ka me merak herë pas herë.

Por përtej kësaj aq sa na ka bërë të prekshëm nga çdo krizë që kalon njerëzimi kohë pas kohe, po aq na ka bërë edhe të fortë, të sprovuar..., edhe çeliku më i fuqishëm do ishte zhbërë prej këtij lloj temperimi që i është nënshtruar shqiptari përgjatë viteve. Thënë kjo si atëherë si tani ne ia kemi dalë.

Ne jemi të destinuar të qeverisemi keq, jemi të destinuar të jemi 100 vjet mbrapa e 50 vjet anash, jemi të destinuar të jemi të lindur nga Zoti, të shpëtuar nga rastësia të fundosur nga politikanët në çdo kohe, por përsëri nuk e humbim optimizmin, si atëherë si tani.

Edhe sot në ditën e dytë të motit 2016 jemi po njësoj, por ne jemi shqiptarë, e unë besoj se nuk ka një popull të dytë si ne, nuk ka nje identitet të dyte si i joni, fatalist deri në keqardhje e triumfatore të pavetëdijshëm, nuk besoj që ka një popull më të lumtur në dëshpërimin vet sesa jemi ne, nje popull të përhumbur në skamje mu aty në pasurinë tonë, më të paushqyer në mes bukës së falur prej Zotit, dhe kjo është kaq fantastike dhe skandaloze, O Zot si jemi ne !...

Në botë nuk e gjen një kontrast si ky i joni, dhe unë kam kuptuar që kurrë nuk mund të jetoj me shumë se 10 ditë pushime me kredi jashtë kësaj toke, dhe për këtë ndjehem mallkueshmërisht i bekuar!... Më vjen të qaj nga gëzimi që ndjej ndërsa shkruaj këto fjale mjerimi, por edhe unë si ju jam shqiptar dhe e kaloj çdo gjë me psalmin ose suren origjinale të shkruar prej vetë nesh: "më keq se kaq s'ka ku shkon, por më mirë vështire se bëhet"...

p.s...Gëzuar miq, I love u all!...’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020350933074951
array(1) { ["section"]=> string(106) "rrefimi-i-sinqerte-i-gazetarit-shqiptar-me-vjen-te-qaj-nga-gezimi-qe-ndjej-ndersa-shkruaj-keto-fjale-29000" }