Alban Çela është një producent dhe 'DJ', që për shkak të punës, bën pjesë te “banorët e natës” së kryeqytetit.
Në orët para të mëngjesit, kur e gjithë Tirana ishte ende në gjumë, po flinin edhe këta dy vëllezër të mitur, por jo në rehatinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë. Albanit i qëlloi t’i shikojë teksa flinin të dy në një stol, por ndaloi dhe vendosi t’iu gjendet pranë me një gjest sado të vogël por me zemër, shkruan Newsbomb.al.