Rrëfimi prekës i 'DJ' në Tiranë për dy vëllezërit e pastrehë dhe mesazhi i fortë që jep (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:06 26-03-2017 Rrëfimi prekës i 'DJ' në Tiranë për dy vëllezërit e pastrehë dhe mesazhi i fortë që jep (Foto)

Alban Çela është një producent dhe 'DJ', që për shkak të punës, bën pjesë te “banorët e natës” së kryeqytetit.

Në orët para të mëngjesit, kur e gjithë Tirana ishte ende në gjumë, po flinin edhe këta dy vëllezër të mitur, por jo në rehatinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë. Albanit i qëlloi t’i shikojë teksa flinin të dy në një stol. Ai nuk veproi si shumë prej nesh, që do vazhdonin rrugën, por ndaloi dhe vendosi t’iu gjendet pranë me një gjest sado të vogël por me zemër, shkruan Newsbomb.al.

Albani rrëfen historinë dhe jep një mesazh të fortë për të gjithë:

Teksa po ecja në 5 të mëngjesit, në këtë stol më bën përshtypje kto dy vëllezër. Po flinin të dy, njëri kishte vënë kokën te supi i vëllait të vet ndërsa tjetri po e përqafonte dhe ashtu po flinin të dy edhe pse ishte ftohtë..

Ndalova dhe i zgjova nga gjumi.. I pyeta nëse kishin ngrënë dhe më thanë që kishin 3 vakte pa ngrënë. I mora të dy dhe aty ngjitur ishte një dyqan 24 orësh e i mora për të ngrën por me një kusht, nëse me premtonin që kurr nuk do e linin shkollën dhe gjithmonë do ndiqnin ëndrrat e tyre. E bënë, ma premtuan dhe un i ndihmova...

Zoti gjat gjith natës më kishte dhuruar buzëqeshje kështuqë vendosa t’i bëj kto dy djem të buzëqeshnin. Ndoshta nuk është ndonjë gjë e madhe por sikur të gjithë të ulim kokën për një moment në trotuar e të shikojmë ato që kanë shtrir dorën, gjërat do ishin më të bukura.

Ato Që Ne Marim, Na Bejnë Të Jetojmë. Ato Që Ne Japim, Bejnë Që Një Jetë Të Jetojë...

Dhuroni Dashuri, Ndihmoni Ato Që Janë Në Nevojë, Sado Pak Të Jetë.

Zoti Shikon.....

strw4t4tjujujertgh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me makinën (Foto)
Makina përplas për vdekje kalimtarin dhe largohet me shpejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.01154899597168
array(1) { ["section"]=> string(96) "rrefimi-prekes-i-dj-ne-tirane-per-dy-vellezerit-e-pastrehe-dhe-mesazhi-i-forte-qe-jep-foto-73202" }