Një histori rrënqethëse kjo nga Kampi i Tepelenës e rrëfyer nga Fatbardha Saraçi në studion e Opinion me Blendi Fevziun për një grua burrneshë, Drane Jaken e cila fëmijën e vdekur në kampin e Tepelenës e zhvarrosi për varrosur pas vitit 1990 në vendin e vet.
“E vetmja që e ka marrë dhe e ka varros në vendin e vet është Drane Jakja. Kufomën deri në një mujsh e ka mbajt tinëz derisa iu dha e drejta me e varros. E ka dezinfektuar me alkool dhe me ujë të ftohtë, dhe e ka mbajtur aty ku jetonte vete për ta varros në Nikaj Mërtur”, tregon Fatbardha Saraci
“Drane Jakja tu gërmue me mjete rrethanore e gishtat e saj të përgjakur e nxori djalin e varrosur para tre muajsh. E mbshtolli djalin fytyrë paprishun me çarçafë të bardhë të bamun katrash dhe rikthehet në kamp”, ka rrëfyer Fatbardha e cila historitë e këtyre nënave i ka përmbledhur në një libër.