Rregulla të reja për emërimet dhe largimet e mësuesve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:28 15-11-2015 Rregulla të reja për emërimet dhe largimet e mësuesve

Të gjithë mësuesit që duan të punësohen në arsimin parauniversitar, duhet të kalojnë përmes testimit  në portalin ‘Mësues për Shqipërinë”.

Udhëzmi nr.38, i cili ka hyrë në fuqi ditët e fundit, rregullon procedurën e emërimit apo largimit të mësuesve. Sipas ndryshimeve të bëra, drejtori mbetet ai që mer vendimin për të marrë apo për të larguar mësuesin, ndonëse nuk mund t’a bëjë këtë pa marrë mendimin e këshillit të prindërve apo komisionit psiko-social, shkruan Ata.

Në udhëzimin e ministrisë së Arsimit sqarohet se ndryshime janë bërë edhe në dokumentacionin e aplikimit, si dhe te komisioni që vlerëson  kandidatët për një vend pune. Gjithashtu, nga ky vit, do të jetë testimi që do të fusë mësuesit në sistem, bashkë me dosjen që ka çdo kandidat, duke favorizuar ata që mbledhin pikë maksimale dhe siç funksiononte më parë, me  konkurs përpara një komisioni që kryente vlerësimin me pikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 31 vjeçari, ndihmoi një prej autorëve të vrasjes në Linzë, tre të arrestuar për ngjarjen
Sekuestrohen 210 kg kanabis në Sarandë, arrestohet shoferi »
Article Logic
Execution time: 0.011307001113892
array(1) { ["section"]=> string(59) "rregulla-te-reja-per-emerimet-dhe-largimet-e-mesuesve-25466" }