Rregullatori i medias në Rusi akuzon BBC-në për 'shkelje'

Publikuar tek: bota, më 07:03 01-02-2019 Rregullatori i medias në Rusi akuzon BBC-në për 'shkelje'

Rregullatori i medias në Rusi tha se transmetuesi britanik BBC ka bërë "shkelje të caktuara" gjatë operimit në Rusi.

 

Roskomnadzor po vlerëson se si të procedohet më tej në këtë rast, tha zëdhënësi Vadim Ampelonsky, pa sqaruar se për çfarë shkeljesh bëhet fjalë.

Roskomnadzor do të raportojë më vonë mbi "masat që do t'i marrë" kundër transmetuesit britanik, tha Ampelonsky, shkruan Rel, trasmeton Newsbomb.al. 

Rregullatori rus ka thënë ditë më parë se po heton nëse BBC ka shkelur ligjin rus "duke nxitur ekstremizmin islamik".

Në dhjetor, Roskomnadzor po ashtu ka thënë se ka filluar kontrollimin e ligjshmërisë së operacioneve ruse të BBC-së.

Atëbotë, BBC ka thënë se "vepron në Rusi në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e vendit, për të dhënë lajme dhe informacione të pavarura për audiencën".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089468955993652
array(1) { ["section"]=> string(62) "rregullatori-i-medias-ne-rusi-akuzon-bbc-ne-per-shkelje-151115" }