Rregulloi dhëmbët në ish-Bllok, Etilda Gjonaj flet për lejen e posaçme të Dritan Dajtit që mori ‘në qafë’ drejtorë e zyrtarë të Burgut të Peqinit

Publikuar tek: politike, më 18:15 25-01-2020 Rregulloi dhëmbët në ish-Bllok, Etilda Gjonaj flet për lejen e posaçme të Dritan Dajtit që mori ‘në qafë’ drejtorë e zyrtarë të Burgut të Peqinit Dritan Dajti

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur për herë të parë pas videos së publikuar në media pak ditë më parë, ku Dritan Dajti shoqërohej nga policë të Burgut të Peqinit për të rregulluar dhëmbët në një klinikë private në Ish-Bllok.

Gjonaj është shprehur në emisionin “Kjo Javë” se, rasti i Dritan Dajtit ka qenë një rast i veçuar për të cilin Ministria ka marrë të gjitha masat e nëvojshme pas analizës së shkeljeve që u bënë nga drejtorë e policë të Burgut të Peqinit.

“Pa dyshim shqetësimi juaj dhe i qytetarëve dhe reagimet publike janë të mirëkuptuara. Është një rast të paktën për fat të mir i veçuar.

Jo vetëm nuk mund të përgjithësojë veprimin e burgjeve por duke e konsideruar si shkelje të ligjit edhe nga ata të cilët kanë qenë të përfshirë në gjithë veprimin. Nuk më vjen mirë që ndodhin por e kuptojnë që s’mund të parandalohen katërcipërisht.

I rëndësishëm është që institucionet të reagojnë.

Ka pasur një hetim me dy grupe të pavarura. Janë marrë masat më drastike. Janë shkarkuar drejtuesit më të lartë. Ka një kallëzim në Prokurori. Nëse ka vepër penale të merren masat edhe për përgjegjësinë penale”, u shpreh ministrja Gjonaj.


Kujtojmë se, për lejen e posaçme të Dritan Dajtit nga Ministria e Drejtësisë u vendos:

Lirimi nga detyra i Drejtorit të IEVP-së Peqin, Emin Shpata për shkelje të rëndë;

Lirimi nga detyra i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë;

Largii nga puna i mjekut të IEVP Peqin, Andi Andoni;

Lirim nga detyra i shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ferit Mici;

Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB Ermira Qirinxhi;

Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, Mefat Shehu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026801824569702
array(1) { ["section"]=> string(149) "rregulloi-dhembet-ne-ish-bllok-etilda-gjonaj-flet-per-lejen-e-posacme-te-dritan-dajtit-qe-mori-ne-qafe-drejtore-e-zyrtare-te-burgut-te-peqinit-193139" }