Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij, arrestohet në flagrancë nga policia dibrani.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër , bëhet me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi :
Dritan K, 26 vjeç, banues në Dibër.
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja E.K, 18 vjeçe, (bashkëjetuesja e shtetasit D.K), se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje".