Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Servet Xhika, 34 vjeç banues në fsahtin Gostimë Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F.Xh., 30 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.