Rreh gruan barbarisht dhe e bën për spital, prangoset dibrani (EMRI/ NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:37 23-03-2017 Rreh gruan barbarisht dhe e bën për spital, prangoset dibrani (EMRI/ NGJARJA) Foto ilustruese

Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij por arrestohet në flagrancë dibrani.


Sipas policisë, më datë 22.03.2017, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Vojka, 52 vjeç,  banues në Peshkopi, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi, bëjnë me dije burimet zyrtare, ky shtetas në  banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë  fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases E.V, 46 vjeçe, ku si pasojë e kësaj dhune ka mbetur e dëmtuar shtetasja E.V, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ka bërë kallzim në Komisariatin e Dibrës për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerrohen durrsakët, dy burra bëjnë seks në mes të ditës në publik (KUJDES! FOTO +18)
“Rrjeti i vullnetarëve”, Bashkia e Tiranës hap aplikimet online »
Article Logic
Execution time: 0.0093507766723633
array(1) { ["section"]=> string(79) "rreh-gruan-barbarisht-dhe-e-ben-per-spital-prangoset-dibrani-emri-ngjarja-72871" }