Një 42-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes në sy të vajzës. I ndaluari është Erjon Sulko, 40 vjeç, banues në lagjen”Xhevdet Nepravishta” Lushnje.
42-vjeçari sqaron policia u kap në flagrancë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.S, 42 vjeçe, në praninë e vajzës së mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje".