Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Burime zyrtare të policisë bënë me dije se Roland Dedja, 34 vjeç.
Dedja akuzohet se ka dhunuar të ëmën në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij, shtetases D.T, 56 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”.