Rreh nusen e vëllait, arrestohet 45-vjeçarja, nën hetim e motra që kanosi me armë (DETAJE nga sherri i kunatave)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 15-10-2019 Rreh nusen e vëllait, arrestohet 45-vjeçarja, nën hetim e motra që kanosi me armë (DETAJE nga sherri i kunatave)

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një 45 vjeçare, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.

Policia njofton se në pranga ka rënë Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe. Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek. Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032160043716431
array(1) { ["section"]=> string(115) "rreh-nusen-e-vellait-arrestohet-45-vjecarja-nen-hetim-e-motra-qe-kanosi-me-arme-detaje-nga-sherri-i-kunatave-182113" }