Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me vajzën e tij të mitur.
Burime zyrtare të policisë bjëjne me dije se është arrestuar shtetasi
-Qemal Lushi, 56 vjeç, banues në Durrës
Ka qenë vajza 13-vjeçare me iniciale L.L, e cila ka bërë kallëzim pranë policies, ndërkohë që policia bën me dije se e mitura ka rrëfyer që babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme.
Gjatë kontrollit në banesën e Lushit, atij iu gjet një armë zjarri, pistoletë e modifikuar, si dhe 4 fishekë çiftje, që i mbante pa leje.