Rrëmbehet e drogohet modelja, por ndodh e pabesueshmja, një prej rrëmbyesve e liron pas një jave

Publikuar tek: bota, më 10:17 05-08-2017 Rrëmbehet e drogohet modelja, por ndodh e pabesueshmja, një prej rrëmbyesve e liron pas një jave Vendi ku u mbajt e sekuestruar modelja

ITALI - Një modele britanike 20 vjeçare është “sekuestruar” dhe droguar për një javë në Milano: një rrëmbim që sipas hetimeve paraprake kishte një objektiv preciz: ta nxirrnin në sitet pornografik online për të shitur, raporton Repubblica.

Vajza është liruar në 17 korrik dhe një ndër njerëzit që e mbajtën peng, një burrë me nacionalitet polka, resident në Britaninë e Madhe është ndaluar nga policia mëngjesin e 18 korrikut.

Për rastin po heton skuadra e krimit e kuesturës së Milanos dhe prokuroria antimafia. Vajza ishte dërguar për një set kinematografik në Milano ku edhe është droguar.

Ishte pikërisht burri që është arrestuar që e ka liruar modelen sepse ka një fëmijë, që shkonte kundër rregullave të organizatës. Nuk është kuptuar akoma nëse bëhet fjalë për një sekuestrim personi me qëllim për ta nxjerrë në sitet online apo objektivi ka qenë për ta hedhur për seks. Në këtë moment hetimet po bëhen për rrëmbim personi./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E mrekullueshme! Foshnja e sapolindur s’lëshon së përqafuari nënën (VIDEO)
Barak Obama mbush 55-vjeç, bashkëshortja i bën dedikimin e veçantë »
Article Logic
Execution time: 0.0053150653839111
array(1) { ["section"]=> string(100) "rrembehet-e-drogohet-modelja-por-ndodh-e-pabesueshmja-nje-prej-rrembyesve-e-liron-pas-nje-jave-88320" }