Rrëmbente foshnjat e sapolindura dhe i jepte për birësim, lirohet nga burgu mjeku

Publikuar tek: bota, më 12:34 08-10-2018 Rrëmbente foshnjat e sapolindura dhe i jepte për birësim, lirohet nga burgu mjeku

Një mjek i cili rrëmbente foshnjat e porsalindura dhe ua jepte çifteve që nuk bënin dot fëmijë, është lënë i lirë nga një Gjykatë në Madrid.

Gjykata konstatoi se gjinekologu Eduardo Vela, 85 vjeç, kishte kryer krime, por akuzat u hodhën për shkak se kishte kaluar shumë kohë.

Ai është personi i parë që doli në gjyq për birësimet e paligjshme që ndodhën gjatë dhe pas diktaturës fashiste të gjeneralit Franco.

Ndërkohë dyshohet se kanë ndodhur mijëra  raste të tjera.

Pas triumfit të Francos në luftën civile të Spanjës 1936-1939, shumë fëmijë iu morën familjeve të identifikuara nga regjimi fashist si republikanë dhe iu dhanë familjeve që mbështesnin regjimin. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072720050811768
array(1) { ["section"]=> string(87) "rrembente-foshnjat-e-sapolindura-dhe-i-jepte-per-biresim-lirohet-nga-burgu-mjeku-137022" }