Rrëmbeu të miturën dhe tentoi ta trafikonte në Greqi, arrestohet i riu vlonjat (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:43 10-10-2018 Rrëmbeu të miturën dhe tentoi ta trafikonte në Greqi, arrestohet i riu vlonjat (EMRI) Foto ilustruese

Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas i cili tentoi të trafikojë një shtetase të mitur.

Në pranga u vu Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen "Partizani" Vlorë.

Policia bëri arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin "Four" më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i të miturve" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020949125289917
array(1) { ["section"]=> string(89) "rrembeu-te-mituren-dhe-tentoi-ta-trafikonte-ne-greqi-arrestohet-i-riu-vlonjat-emri-137292" }